Kosova
Mbi 40 mijë kosovarë ia mësyjnë bregdetit shqiptar
Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetare janë nisur këtë fundjavë drejt bregdetit, duke sjelle ngarkesë trafiku në segmentin Morinë-Kukës të Rrugës së Kombit. Kolona e mjeteve kaloi më shumë se 6 kilometra.
Të dhënat zyrtare të policisë kufitare të Kukësit flasin për mbi 40 mijë qytetarë të Kosovës, që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Vërmicës me të paktën mbi 10 mijë automjete të vogla dhe autobusë, raporton rtk përcjell albinfo.ch.
Por numri i qytetarëve dhe mjeteve, nga pamjet mund të jetë shumë me i madh e kjo vërehet tek Ura e Kukësit pasi aty rruga e ngushtë po e vonon qarkullimin normal të automjeteve.
Siç dihet, përgjatë sezonit, policia kufitare e Morinit operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle sipas marrëveshjes së përbashkët ndër qeveritare Kosovë-Shqipëri.
Nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Kukës, janë marrë masa duke shtuar sportele dhe punonjës për të përballuar fluksin e shtuar dhe është bashkëpunuar edhe me Policinë e Kosovës dhe deri më tani sipas policisë kufitare nuk ka pasur probleme.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën