Shqipëria
Shqipëri: Rekord turistësh në korrik
Një milion e 210 mijë turistë të huaj më shumë hynë në vendin tonë në 7 muajt e parë të vitit, për një total prej 5.2 milionë vizitorësh. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në Korrik hynë 1.7 milionë pushues nga Kosova, rajoni, Italia dhe shtete të tjera. Ndërsa nga ajo çfarë raportojnë bizneset dhe pikat e kalimit kufitar, edhe Gushti pritet të ketë pasur të njëjtën ecuri pozitive.
“Ndoshta ka ardhur koha që Shqipëria të jetë një vend atraktiv për të gjithë. Për disa arsye ku më kryesoret përmendim faktin që ne në Shqipëri kemi filluar të ofrojmë një set shërbimesh”, thotw eksperti Ozuni.
Deri më tani, të huajt që hynë në territorin shqiptar u rritën me 30.6% më shumë se një vit më parë. Sipas ekspertëve, me këto ritme turizmi pritet të rrisë ndjeshëm impaktin pozitiv në ekonomi.
“Nëse vijojmë me këto ritme ne mund të japim një impakt në ekonomi me një rritje të paktën 2% më shumë sesa viti i kaluar” shton eksperti.
Më shumë turistë, por edhe më shumë shqiptarë që dalin nga vendi për pushime, vizita apo punë. Në 7 muajt e parë të vitit janë regjistruar 3.7 milionë dalje nga vendi, 21% më shumë se në 2022-in.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën