Lajme

Kantonet e Gjenevës dhe Vaud-it i dhanë fund planit të tyre për valët e të nxehtit

Gjeneva dhe Vaud heqin planin e tyre të valës së të nxehtit të premten në mbrëmje, pasi nga dita e shtunë pritet ulje e theksuar e temperaturave me aktivitet të mundshëm shtrëngatash. Alarmi për valën e të nxehtit u lëshua më 17 gusht dhe zgjati tetë ditë, shkruan RTS, përcjell albinfo.ch.
Në Vaud, Departamenti i Shëndetësisë dhe Veprimit Social ka hequr gjithashtu planet e valës së të nxehtit për institucionet socio-sanitare (spitale, EMS, CMS, ESE, etj.) dhe bashkitë nga mbrëmja e së premtes.

Nga e shtuna rryma perëndimore do të rimarrë epërsinë me rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të bollshme lokale, bënë me dije në faqen e saj MeteoSwiss. Temperaturat nuk pritet të kalojnë 23 gradë në fushë të shtunën dhe të dielën.

Për momentin, reshjet më të theksuara priten në Alpe dhe veçanërisht në Ticino dhe në Graubünden.