Shqipëria

Luiza Gega, në finalen e Botërorit të Atletikës

Kampionja shqiptare e atletikès, Luiza Gega, është kualifikuar në finalen e Botërorit të Atletikës, duke u renditur e treta në kategorinë e saj.

Në kualifikueset e mbrëmjes së sotme ajo mori pjesë e dëmtuar, por pavarësisht kësaj, kryesoi për një kohë te gjatë.

Gega e mbylli garën e treta, duke regjistruar kohën 9 minuta, 17 sekonda dhe 71 të qintat.

Finalja e garës së 3000 metrave me pengesa do të zhvillohet të dielën, më 27 gusht.

Gega është kampionia e Europës në fuqi në garën e 3000 metrave me pengesa, ndërsa në Botërorin e fundit u rendit e pesta.