Lajme
Presidenti rus reagon pas rrëzimit të aeroplanit, në të cilin gjendej Yevgeny Prigozhin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar lidhur me rrëzimin e aeroplanit që raportohet se gjendej udhëheqësi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin dhe nëntë të tjerë.
Reagimi i tij vjen 24 orë pas rrëzimit të aeroplanit, teksa sipas mediave ndërkombëtare, presidenti rus e përshkroi Prigozhinin si një “biznesmen të talentuar”, të cilin e njeh që nga viti 1990. Sipas tij, Rusia do të shqyrtojë se çfarë thonë hetuesit në lidhje me përplasjen, por detajet e mëtejshme mbi incidentin do të kërkojnë kohë, shkruan albinfo.ch.
Në anën tjetër, Mihailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar dje për Bild se vdekja e liderit të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka qenë e paraparë pas rebelimit të tij kundër Kremlinit.
“Prigozhin ia ka nënshkruar vetes dënimin me vdekje në momentin që u ndal 2000 kilometra larg Moskës”, u shpreh ai.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?