Lajme
Dr. Labinot Demaj emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Shëndetësisë në Kantonin e Cyrihut
Këtë post, nga 1 shtatori 2023 do ta mbajë studiuesi 39-vjeçar i shkencave politike cili aktualisht shef i departamentit të Transformimit Dixhital në Drejtorinë e Përgjithshme
Këshilli drejtues qeveritar i Kantonit të Cyrihut ka emëruar sot Dr. Labinot Demajn Sekretar të ri të Përgjithshëm të Drejtorisë së Shëndetësisë (DG). Këtë post, nga 1 shtatori 2023 do ta mbajë studiuesi 39-vjeçar i shkencave politike, i cili aktualisht shef i departamentit të Transformimit Dixhital në Drejtorinë e Përgjithshme, thuhet në një njoftim të Drejtorisë në fjalë.
Dr Labinot Demaj është diplomuar në Universitetin e St. Gallen në vitin 2010 me M.A. HSG në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Qeverisje, transmeton albinfo.ch. Nga viti 2008 deri në vitin 2010 ai ka përfunduar një Master CEMS në Menaxhim Ndërkombëtar në Universitetin e St. Gallenit dhe në Universitetin Erasmus të Roterdamit përpara se të realizonte doktoraturën në shkencat politike (Dr. rer. publ. HSG) në 2015.
Pas punës si asistent kërkimor në Institutin për Menaxhimin Sistemik dhe Qeverisjen Publike në Universitetin e St. Gallenit (IMP-HSG) dhe një qëndrimi kërkimor në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley/SHBA, Dr. Demaj, nga marsi i vitit 2015, ka punuar si menaxher programi për menaxhim strategjik në sektorin publik në Universitetin e St. Gallenit, ku gjithashtu ka bashkëthemeluar dhe menaxhuar “Behavioral Research Lab” (Laboratorin e Kërkimeve të Sjelljes).
Nga viti 2018 deri në vitin 2020 ai ka punuar si bashkëthemelues dhe partner për byerley AG Zurich, e cila është shitur në vitin 2021 dhe u integrua në Abraxas Informatik AG.
Më pas ai ka punuar në postin e Shefit në Abraxas Informatik AG deri në dhjetor 2022. Që nga fillimi i vitit 2023, Dr. Labinot Demaj është Udhëheqës i Departamentit të Transformimit Digjital në Drejtorinë e Shëndetësisë, transmeton albinfo.ch. Ai zëvendëson në këtë post Daniel Roth si Sekretar i Përgjithshëm, i cili do të marrë detyrën e Shefit të Departamentit Ligjor në Zyrën Federale për Mjedisin (FOEN) më 1 shtator 2023.
(Foto: Drejtoria e Shëndetësisë, Kantoni i Cyrihut)
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët