Lajme
Thirrje për unifikimin e shkollave shqipe në mërgatë
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD) përmes një thirrjeje drejtuar Lidhjes së Mësuesve ka ftuar të bashkohen forcat në shërbim të unifikimit të shkollave shqipe në mërgatën shqiptare.
“Presim nga të gjithë ju që keni punuar dhe punoni vullnetarisht në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare (deri më 5 shtator 2023) që me vërejtjet apo sugjerimet të formulojmë bashkërisht kërkesat, të cilat do t`u drejtohen zyrtarisht institucioneve tona përkatëse.
Qëllimi i KKAD-së është që në rrugëtimin tonë të përbashkët të bashkojmë forcat në unifikimin e shkollave shqipe si dhe në sensibilizimin e prindërve shqiptarë në shkallë kombëtare, me qëllim që të ndryshojmë gjendjen e vijimit simbolik të mësimit plotësues në gjuhën amtare me moton: “Të gjithë për shkollën shqipe””, thuhet në deklaratë.
Në këtë letër shprehet falënderim për kontributin e mësimdhënësve, prindërve, shoqatave, të cilët po bëjnë përpjekje për ta mbajtur gjallë gjuhën shqipe, por ky hap nuk mjafton për të shpëtuar dhjetëra-mijëra fëmijë shqiptarë, të cilët përballen me “valët” e asimilimit të përditshëm.
“KKAD-ja me punën e saj trevjeçare ka treguar një gatishmëri të vazhdueshme, për një bashkëpunim të ndërsjellë, me shoqatat, mësimdhënësit si dhe me institucionet tona Shqipëri-Kosovë, me të vetmin qëllim që format e bashkëpunimit dhe të veprimit të ndryshojnë në mërgatën shqiptare. KKAD-ja i është qasur këtij problemi të ndjeshëm dhe në vazhdimësi kërkon t’i qasemi bashkërisht unifikimit të faktorit shqiptar për një organizim sa më funksional të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, Sepse duke i bashkuar forcat mund të ofrojmë këshilla, sugjerime dhe vërejtje, jo vetëm profesionale, por edhe shkencore institucioneve tona përkatëse. Bashkërisht më shpejt do të realizojmë unifikimin e shkollave shqipe, kudo që janë në diasporë, me qëllim të mbrojtjes së gjuhës dhe të identitetit kombëtar”, theksohet në letër.
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë në çdo takim me mësimdhënës, shoqata e institucione, ka shpalosur vizionin dhe misionin e tij për një bashkëpunim dhe bashkim, me ata që e shohin si primare shkollën shqipe.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër