Lajme

Qiratë gjithnjë e më të shtrenjta në Austri

Që nga 1 korriku, qiratë e disa kategorive të banesave janë rritur në 5.5 për qind. Kjo është rritja e katërt për gjatë 14 muajve.

Rritja e radhës e qirasë pritet të prekë rreth 135,000 familje në Austri: Për banesat në ndërtesa të vjetra (Altbauwohnungen) rritja e qirasë do të jetë rreth 5.51 për qind. Sipas shoqatës së qiramarrësve, kjo është rritja e katërt në 14 muaj, raporton “Ö1 Morgenjournal”, përcjell albinfo.a.t Arsyeja për këtë është ende inflacioni i lartë.

 

Konkretisht preken banesat që janë ndërtuar para vitit 1945 dhe qiraja e të cilave është nënshkruar para 1 marsit 1994. Meqenëse kontratat janë të siguruara me vlerë, qiraja mund të rregullohet për inflacionin.

 

“Katër rritje në 14 muaj me një total prej gati 24 për qind – kjo, për shumë qytetarë të Austrisë nuk është e përballueshme”, kritikon Dhoma e Punës dhe bën thirrje për një ndalim të qirasë përsëri. Qiratë duhet të lejohen të rriten me një maksimum prej dy për qind dhe vetëm një herë në vit.