Integrimi
Po vjen sërish në zemër të Cyrihut balloja e Ndërmarrësve Shqiptarë të Zvicrës – swissalbs
Platforma mediale albinfo.ch është sponsor medial i këtij aktiviteti
Po afrohet evenimenti tashmë i njohur që organizohet për çdo vit nga shoqata shqiptare-zvicerane swissalbs. Bëhet fjalë për ballon që swissalbs do të organizojë për herë të tretë, tashmë në zemër të qytetit të Cyrihut, më 23 shtator, ku do bëhet edhe zgjedhja e sipërmarrësit të ri, më të suksesshëm shqiptar-zviceran.
Tashmë në lokacion të ri, në Sallën e Kongreseve (Kongresshaus Zürich), nën një kulm do të bëhen bashkë aktorët kryesorë shqiptarë-zviceranë në fushën e ndërmarrësisë për të zgjedhur kështu “Ndërmarrësin e vitit 2023”.
Se ç’risi do të sjellë ediconin i sivjetmë, çfarë kriteresh duhen plotësuar dhe çfarë synimesh tashmë po ndjek shoqata, e sqaron në një intervistë për albinfo.ch Përparim Avdili, i cili është njëri ndër themeluesit, njëherësh edhe kryesues i shoqatës “Swissalbs”.
Platforma mediale albinfo.ch është sponsor medial i këtij aktiviteti.
Albinfo.ch: swissalbs po ndan për herë të tretë një çmim për ndërmarrësit shqiptarë-zviceranë, cilat janë risitë e edicionit të këtij viti?
Përparim Avdili: Meqenëse jemi ne vitin e tretë të ndarjes së këtij çmimi, kësaj radhe kemi pasur aplikime të panumërta nga personalitete të jashtëzakonshme në fushat e ndryshme. Kryesia gjithsej sivjet do t’ia prezantojë jurisë 7 kandidatët, nga të cilët juria pastaj do të caktojë top treshin dhe fituesin apo fituesen e këtij viti. Këtë vit jemi nderuar edhe nga dy gra biznesmene, që marrin pjesë në këtë garë të swissalbs.
Albinfo.ch: Balloja e ndërmarrësve zviceranë-shqiptarë ka ndërruar lokacionin këtë vit, pse?
Përparim Avdili: Kërkesat e shumta për të marrë pjesë në këtë mbrëmje gala dhe kapaciteti i kufizuar i sallës së hotelit “Kameha” na kanë shtyrë të ndërrojmë lokacionin dhe të shkojmë në zemër të qytetit të Cyrihut, në Sallën e Kongreseve, e cila me klasin dhe cilësinë e saj do t’i zërë deri në 500 mysafirë, si dhe do t’i lërë të gjithë pjesëmarrësit me përshtypje të paharrueshme.
Albinfo.ch: A priten më shumë pjesëmarrës dhe a mund të marrin pjesë të gjithë në këtë gala event, apo ka ndonjë kriter?
Përparim Avdili: Po. Sivjet priten të marrin pjesë deri në 500 mysafirë, prandaj dhe kemi ndryshuar sallën. Në event mund të marrin pjesë anëtarët tanë, si dhe të gjithë të interesuarit që janë pjesë e ndërmarrësisë. Për arsye ekskluziviteti, shitjet e biletave nuk janë të hapura, por duhet bërë kërkesë përmes e-mailit. Sido qoftë, ia vlen të bëhet kërkesa ose edhe më mirë të anëtarësoheni në swissalbs për të marrë pjesë në një mbrëmje ekskluzive.
Albinfo.ch: Ju për çdo vit shpallni një konkurs për të shpërblyer ndërmarrësin më të suksesshme të shqiptarëve në Zvicër. Cilat janë kriteret për ta fituar këtë çmim dhe sa i lartë është çmimi sivjet ?
Përparim Avdili: Me organizatën “swissalb” ne po synojmë t’i tregojme Zvicrës fuqinë ndërmarrëse dhe ekonomike të komunitetit shqiptar në Zvicër. Gjithashtu dhe përkushtimin tonë për të bashkëzhvilluar Zvicrën edhe më tej. Ndërmarrësit shqiptarë kanë marrë përgjegjësinë e madhe që të ndërtojnë dhe të zhvillojnë vendin tonë, Zvicrën. Po krijojmë infrastrukturë, vende pune dhe angazhohemi për shoqërinë. Këta faktorë gjithashtu edhe janë kritere për çmimin, natyrisht edhe duke pasur parasysh cilësinë e biznesit që personi ka themeluar, si dhe punën personale të atij ndërmarrësi shqiptar-zviceran.
Programi në vijim:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit23 Shtator 2023
- Ora18:00
- LokacioniKongresshaus Zürich
- Data e përfundimit23 Shtator 2023 - 23:59
Të ngjashme
Fituesi i Swissalbs 2021: Është çmimi për përkushtimin dhe pasionin tim
- Po vjen sërish në zemër të Cyrihut balloja e Ndërmarrësve Shqiptarë të Zvicrës – swissalbs
- Çmimi i Swissalbs për ndërmarrësin më të mirë 2020
- Andri Silberschmidt: Shqiptarët sjellin guximin në biznes
- Arben Shabani, shefi i mbi 700 punëtorëve në energjetikë
- Balloja e Ndërmarrësve Shqiptarë të Zvicrës, shkëlqimi i një mbrëmjeje që inspiron
- Dren Abazi performon në ballon e ndërmarrësve zviceranë-shqiptarë më 6 nëntor
- E përgjegjshme, ambicioze, drejtuese ekipi në smzh: Arbela Statovci
- Gazeta zvicerane: Shqiptarët në Zvicër, krenarë me zbuluesen, Mira Murati
- Gjuha e ndërmarrësisë nuk njeh kufij, por vetëm mundësi
- Jeton Tolaj: Ekonomia zvicerane përfiton nga kombinimi i dy kulturave
- NZZ: “Një brez i ri i shqiptarëve, i gatshëm të performojë, i uritur për sukses dhe që di si të mbrohet”
- NZZ: Si e bëri të suksesshme “Air Prishtinën” Leyla Ibrahimi
- Nadine Juergensen: Sipërmarrësit shqiptarë i nevojiten Zvicrës
- Ndërmarrësit shqiptarozviceranë, në fokus të numrit të ri të albinfo.ch
- Swissalbs zgjedh Klajd Likën, Sipërmarrës të vitit 2022
- Tryezë e rrumbullakët dhe drekë biznesi me Swissalbs: Kokat prapa shkollës profesionale Libs
- Tryezë e rrumbullakët dhe drekë biznesi me Swissalbs: Prapa kuintave në Binelli Group AG
- Vllaznim Xhiha: SWISSALBS, dëshmi e potencialit të sipërmarrësve shqiptarë
- Protagonistët që shënuan vitin 2021, në diasporën shqiptare të Zvicrës
- Qëllimi i një ndërmarrjeje është më shumë se suksesi ekonomik
- Roland Brack: Ekonomia e Zvicrës do të vazhdojë të mbetet dinamike
- VIDEO: Balloja e Ndërmarrësve Shqiptarë të Zvicrës, shkëlqimi i një mbrëmjeje që inspiron
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor