Lajme
Të Gjelbrit e Thurgau duan një vend në Këshillin qeverisës
Të Gjelbrit e Thurgaut synojnë një vend në Këshillin drejtues. Përmes një deklarate të publikuar sot, ata shkruan se si grupi i katërt më i madh parlamentar dhe me një histori partiake 40-vjeçare, është koha për një votë të gjelbër në qeverinë kantonale, raporton Blick, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera raportohet se me ekspertizën e tyre, ata gjithashtu mund të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës klimatike, krizë kjo që paraqet sfida edhe për Thurgaun.
Pak ditë më parë, dy këshilltarët e qeverisë së Thurgaut, Monika Knill (SVP) dhe Cornelia Komposch (PS), njoftuan dorëheqjen në fund të majit 2024. Të dyja nuk do të jenë më në zgjedhje dhe në komunikatën e tyre, Të Gjelbrit u referohen këtyre dorëheqjeve.
Zgjedhjet e përgjithshme për qeverinë e Thurgaut do të zhvillohen më 7 prill 2024. Për dekada, Këshilli drejtues ka qenë i përbërë nga dy anëtarë nga SVP dhe nga një nga FDP, Mitte dhe PS.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës Për pak orë 120 aksidente trafiku në kantonin St. Gallen ...
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”