Kosova
Kosovarët prijnë si pushues në Shëngjin me 60 për qind
Me rritjen serish të temperaturave, edhe 15-ditëshi i dytë i muajit gusht po shoqërohet me një fluks të madh pushuesish në plazhet e bregdetit të Lezhës.
Shëngjini vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik për shqiptarët e Kosovës, të cilët përbëjnë mbi 60 për qind të numrit të përgjithshëm të pushuesve në këtë plazh.
Ata shprehen të kënaqur me plazhin, pishinat, ushqimin cilësor dhe kushtet e akomodimit.
“Po kalojmë shumë mirë. Kushtet, plazhi, pishinat, ushqimi janë shumë në rregull. Shpresoj që të kalojmë deri në fund siç e kemi nisur”, thotë një turiste.
“Jemi nga Kosova, sivjet për pushime në Shqipëri. Po kalojmë mirë shumë. Këtë vend e adhurojmë”, shprehet një turist nga Kosova.
Megjithëse kaloi gjysma e muajit gusht, fluksi i pushuesve e turistëve të huaj në plazhin e bregdetit të Shëngjinit sa vjen dhe po rritet.
Ata mbeten të kënaqur me gjithçfarë u ofrohet në këtë plazh, dhe gjithnjë, edhe pushuesit që vijnë për herë të parë, largohen prej tij me dëshirën për t’u rikthyer sërish./rtsh
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën