Lajme

36 të vdekur në ujërat e Zvicrës këtë vit, niveli më i lartë në 20 vjet

Këtë vit deri tani 36 persona janë mbytur në ujërat e Zvicrës, sipas Shoqatës Zvicerane të Shpëtimit të Jetëve, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Viti i kaluar pati numrin më të madh të viktimave të mbytjes në pothuajse 20 vjet, pasi një total prej 63 personave u mbytën në Zvicër në vitin 2022, pothuajse 40% më i lartë se mesatarja afatgjatë, tha organizata në një deklaratë të enjten.

Në raport, ndër të tjera, thuhej se që prej valës së të nxehtit të vitit 2003 nuk janë mbytur aq shumë njerëz në ujërat zvicerane sa në vitin 2022.

60 nga aksidentet me vdekje kanë ndodhur në ujëra të hapura, 34 në liqene, 23 në lumenj dhe tre gjatë zhytjes. Tre persona janë mbytur edhe në pishina.