Të tjera
Analizë e CNN: Pse Perëndimi mbështet regjimin e Vuçiqit?
Përpjekjet për të afruar Serbinë me Perëndimin nuk do të prodhonin gjë tjetër veçse një “Kalë Troje” rus në mes të Bashkimit Europian. Kjo është analiza që sjell CNN përmes zërit të disa ekpertëve ndërkombëtarë, lidhur me situatën e tensionuar në rajon si pasojë e konflikteve Kosovë-Serbi.
Në arrtikullin e gjatë të CNN qasja e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë trajtohet si shumë më tolerante se ndaj Kosovës, kjo pasi, sipas ekspertëve, zyrtarët perëndimorë e shohin Serbinë si shtetin kryesor të Ballkanit.
Kjo formë e zgjedhur nga ndërkombëtarët për të zbehur ndikimin rus në rajon, sipas Majda Ruge, eksperte në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, nuk është aspak efektive.
“Duke supozuar se ne e sjellim Serbinë në BE, me këtë lloj regjimi, ju praktikisht po sillni një “kalë tjetër Troje rus” në BE, njëjtë si në formën e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Po, ju mund të ndikoni në zgjerim, por sigurisht që nuk do të neutralizoni ndikimin rus në rajon, thjesht do ta importoni atë në BE”, thekson Ruge.
Deklaratat e Vuçiq për një Serbi perëndimore janë larg zbatimit në terren, dhe deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila ka qënë shumë kritike për qëndrimet që BE ka mbajtur ndaj Kosovës, sjell në vëmendje disa raste.
“Kur patëm rizgjedhjen e Vuçiqit në vitin 2020, të gjithëve na thanë, vetëm prisni deri pas zgjedhjeve, do të shihni se ai bëhet shumë i orientuar nga Perëndimi, por nuk ndodhi. Na u tha se ai do t’i bashkohej sanksioneve dhe do të tregonte se ai është vërtet në anën tonë. Nuk ndodhi! Na thanë se ai nuk do të afrohej më shumë me Rusinë. Ai nënshkroi një marrëveshje sigurie me Putinin në shtator. Herë pas here, ai qesh përballë Perëndimit. Dhe, kur i pyes zyrtarët perëndimorë përse e lejojnë, ata thonë se ai është alternativa më e mirë”, tha Alicia Kearns, Kryetare e Komisionit për Politika të Jashtme në Parlamentin Britanik.
CNN shkruan se pavarësisht përpjekjeve të BE-së, Serbia vazhdon të mbështetet fuqishëm nga Rusia, duke sjellë në vëmendje vetëm një rast, shitjen e shumicës së aksioneve të kompanisë shtetërore të naftës Gazprom-it Rusisë.
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor