Lajme
Kandidatët me emra jozviceranë, dëmtohen në zgjedhje
Studim: Kandidatët me rrënjë të huaja të cilët duan të jenë në Parlamentin e Zvicrës marrin mesatarisht pesë për qind më pak vota
Kandidatët me origjinë të huaj diskriminohen në Zvicër: Mesatarisht, ata marrin pesë për qind më pak vota, kryesisht përfundojnë në fund të listës zgjedhore dhe shpesh u shlyhen emrat nga listat, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon një studim i ri i disa politologëve, bazuar në të dhënat nga zgjedhjet parlamentare në mbi 20 komuna zvicerane mes viteve 2006 dhe 2018, botuar nga gazeta “SonntagsZeitung”.
Sipas raportit, njerëzit me emra të huaj kapen në një spirale negative: Mesatarisht, ata marrin më pak vota. Dhe për shkak se vendosja në listat zgjedhore shpesh bazohet në numrin e votave që ka marrë dikush në zgjedhjet e fundit, ata përfundojnë vetëm në vendet e fundit të listës, në zgjedhjet e ardhshme.
“Nëse shikoni se sa njerëz me origjinë të huaj kanë të drejtë të votojnë në Zvicër, ata duhet të kenë të paktën dy herë më shumë vende në politikë sesa tani,” thotë Daniel Auer, një studiues politik në Universitetin e Torinos dhe bashkë- autor i studimit, për “SonntagsZeitung”, përcjell albinfo.ch. Për të ecur përpara, kandidatët me emra të huaj duhet të tregojnë veten shumëfish më tepër se sa ata me emra zviceranë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen? Kompanitë e transportit publik në Zvicër dëshirojnë të përmirësojnë sistemin aktual të tarifave, duke i bazuar...
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut