Tematike

Studimi: Votuesit dhe partitë diskriminojnë kandidatët me emra jozviceranë

Kandidatët politikë me emra me tinguj të huaj marrin 5% më pak vota se ata me emra tipikë zviceranë në të njëjtën listë zgjedhore, zbulon një studim i publikuar nga SonntagsZeitung, raporton swissinfo, përcjell albinfo.ch.

Sipas studimit, ky fenomen është më i fortë sa më shumë një parti të pozicionohet në të djathtë të spektrit politik.

Studimi tregoi gjithashtu se kandidatët me rrënjë jozvicerane shpesh vendosen në fund të një liste zgjedhore, gjë që redukton edhe më shumë shanset e tyre për t’u zgjedhur.

“Kandidatët me prejardhje migrimi nuk diskriminohen vetëm nga elektorati, por edhe indirekt nga drejtuesit e partive”, tha politologu Daniel Auer, bashkautor i studimit.

Studimi u fokusua në zgjedhjet që u zhvilluan në mbi 20 komuna zvicerane midis 2006 dhe 2018, teksa rezultatet e studimit të titulluar “Diskriminimi zgjedhor, arsyetimi partiak dhe nënpërfaqësimi i politikanëve me origjinë nga emigrantët” u botuan në Revista Amerikane e Shkencave Politike.