Lajme
Ndalohet autobusi kosovar për ngarje të shpejtë dhe mungesë të një shoferi
Për sigurimin e gjobave përkatëse dhe procedimit penal, shoferëve dhe kompanisë i është mbajtur një depozitë sigurie prej 5500 eurosh
Viernheim. Një patrullë e inspektoratit të trafikut të qendrës së policisë në Hessenin jugor ka kontrolluar një autobus nga Kosova në Autostradën 67 afër qytetit Viernheim të enjten në mëngjes, transmeton albinfo.ch. Autobusi u kishte rënë në sy që më parë punëtorëve të rendit, pasi ai po parakalonte lehtësisht disa autobusë të tjerë në autostradë.
Prandaj, zyrtarët kanë ndjekur autobusin dhe kanë regjistruar me atë rast një shpejtësi prej rreth 115 kilometra në orë, shkruan bergstraesser-anzeiger.de.
Vetëm dy, në vend të tre shoferëve
Për këtë arsye autobusi është ndaluar nga hetuesit dhe është ekzaminuar. Automjeti është regjistruar se drejtohej nga tre shoferë, transmeton albinfo.ch. Por, në autobus u gjetën vetëm dy sish
Gjetjet e mëtejshme zbuluan se pajisja e integruar e kontrollit analog në autobus, ishte manipuluar. Kjo i kishte mundësuar automjetit të lëvizte pothuajse dhjetë për qind më shpejt, por pajisja e kontrollit regjistronte një maksimum prej 100 km/h.
Përveç kësaj, dy drejtuesit e mjeteve janë përpjekur të maskonin kohën e vozitjes dhe pushimit.
Për sigurimin e gjobave përkatëse dhe procedimit penal, shoferëve dhe kompanisë i është mbajtur një depozitë sigurie prej 5500 eurosh.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha