Lajme
Zjarret në Havai: 53 të vdekur, Biden deklaron “katastrofë të madhe”
Numri i të vdekurve nga zjarret në ishullin Maui të Havait është rritur në 53.
“Derisa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhdojnë, 17 viktima të tjera janë konfirmuar sot mes zjarrit aktiv në Lahaina. Kjo e çon numrin e të vdekurve në 53 persona”, u tha në një deklaratë të qarkut Maui.
Më herët, Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, tha se numri i të vdekurve do të rritet “shumë domethënës”, ndërsa operacionet e shpëtimit vazhdojnë, shkruan DW.
Dhjetëra mbetën të plagosur ndërsa bënë përpjekje të dëshpëruara për t’u larguar nga flakët dhe mbi 270 ndërtesa u dëmtuan ose u shkatërruan plotësisht, thanë zyrtarët.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, të enjten e shpalli zjarrin si një “katastrofë të madhe”, duke premtuar fonde federale për ishullin e shkatërruar të Maui.
Një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë tha se ndihma federale kushtuar fatkeqësisë synon “të plotësojë përpjekjet shtetërore dhe lokale të rimëkëmbjes në zonat e prekura nga zjarret”, përcjell albinfo.ch.
Shumë vende historike u shkatërruan në qytetin në perëndim të Mauit, thanë zyrtarët. Humbjet përfshijnë ndërtesa përgjatë Frontit historik të Lahaina dhe një pemë gjigante Banyan që u importua në ishull nga India në 1873, shkruan DW.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?