Kosova

Ambasadori Rohde në takim me Barbanon: Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është takuar sot me shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Barbano.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rohde ka thënë se me Barbanon ka diskutuar çështje kyçe, duke përfshirë edhe bashkëpunimin mes EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.

Ndër të tjera ambasadori u shpreh se Gjermania qëndron pas EULEX-it.

“Diskutuan çështje kyçe, veçanërisht për bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Gjermania qëndron fuqishëm pas EULEX-it, duke vlerësuar kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe shoqërinë e saj”, ka shkruar ai.