Lajme
Debati politik “zë” edhe parashikimin e motit në Zvicër
Parashikimet e motit shpesh po kritikohen këtë verë duke u cilësuar si shumë alarmante, të gabuara apo edhe të orientuara politikisht, raporton RTS, përcjell albinfo.ch.
Televizioni gjermanofolës “SRF” madje akuzohet se ka manipuluar temperaturat për të krijuar panik, teksa në disa vende, meteorologët merren në pyetje, të akuzuar për gabime në parashikimet e tyre, por edhe për manipulime për t’i bërë ato më alarmante.
Një situatë e përjetuar në maj nga agjencia kombëtare meteorologjike e Spanjës, kur njoftoi temperatura anormale të larta, vala e të nxehtit doli në rregull, por parashikimet dhe analizat gjeneruan një vërshim fyerjesh dhe kërcënimesh.
Kjo vuri në dyshim vërtetësinë e ndryshimeve klimatike dhe ka lënë të kuptohet se agjencia ishte pjesë e një komploti të madh për të krijuar panik. Qeverisë spanjolle iu desh të mbante një qëndrim për të denoncuar këto sulme.
Një muaj më vonë, në Francë, kanali publik “France 2” gjithashtu vuri në dukje një rritje të akuzave për dezinformim në lidhje me ngjarjet ekstreme dhe lidhjen e tyre me klimën.
Në këtë debat po hyn edhe Zvicra pasi në muajin korrik “Météosuisse” kishte lëshuar një alarm stuhie por krahasuar me parashikimet, stuhia doli të ishte më e vogël.
Në anën tjetër, stuhia që shkatërroi La Chaux-de-Fonds nuk ishte parashikuar ndërsa në secilin prej këtyre episodeve, meteorologët duhet të shpjegojnë veten, madje të mbrojnë punën e tyre.
Kohët e fundit, gazeta konservatore “Weltwoche” denoncoi parashikimet e aplikacionit të motit të “SRF”, pasi në disa vende në Mesdhe, parashikuan temperatura disa gradë më të larta.
Një këshilltar kombëtar i UDC-së akuzon transmetuesin gjermano-folës për manipulim të qëllimshëm të parashikimeve për të nxitur një panik klimatik dhe për të çuar përpara axhendën e të Gjelbërve. Kryemeteorologu i SRF-së pranoi gabimet, ndërsa kritikat i konsideroi absurde pasi këto parashikime janë rezultat i një algoritmi krejtësisht automatik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?