Kinema

“Barbie” ndalohet në Liban – “promovon homoseksualitetit”

Ministri libanez i Kulturës ndaloi sot shfaqjen e filmit “Barbie” në kinematë në vend, duke gjykuar se ai promovon homoseksualitetin dhe transformimin seksual dhe është kundër vlerave fetare, raporton Reuters, përcjell Albinfo.ch.

Ministri Mohamed Mortada mbështetet nga grupi i fuqishëm i armatosur shiit Hezbollah, kreu i të cilit Sayed Hassan Nasrallah ka rritur retorikën e tij kundër komunitetit LGBT, duke pretenduar se kjo përbën një rrezik të afërt për Libanin.

Ai i kërkoi Ministrisë së Brendshme libaneze të marrë masat e nevojshme për të parandaluar shfaqjen e filmit.

Ministri i Brendshëm Basam Mavlavi nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment, tha agjencia.

Libani ishte vendi i parë arab që mbajti javën e krenarisë së homoseksualëve në vitin 2017 dhe konsiderohet një strehë e sigurt për komunitetin LGBT në Lindjen e Mesme konservatore. Megjithatë, çështja kohët e fundit është vënë në fokus, duke shkaktuar tensione.

Vitin e kaluar, Mavlavi mori një vendim për të ndaluar ngjarjet “që nxisin perversionin seksual” në Liban, të cilat besohet se i referohen tubimeve miqësore ndaj LGBT./Albinfo.ch/