Lajme
Dënim me burgim të përjetshëm për vrasjen e partnerit të ish gruas
Gjykata e Landit të Freiburgut ka ardhur në përfundim se bëhej fjalë për një goditje të shënjestruar në gjoksin e viktimës
Në janar të këtij viti, një 30-vjeçar kishte qëlluar me revole të dashurin e ish-partneres së tij në rrugë, në Freiburg-Betzenhausen.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë, transmeton albinfo.ch. Dhoma e jurisë (gjykatësit porotë) së Gjykatës së Landit të Freiburgut ka ardhur në përfundim në procesin e zhvilluar të martën se bëhej fjalë për një goditje të shënjestruar në gjoksin e viktimës.
Viktima, një person 31-vjeçar, ka ndërruar jetë menjëherë në spital. pak ditë më vonë ai është varrosur, në Kosovë.
Pas kumtimit të dënimit me burgim të përjetshëm, spektatorët në sallë, të cilët ishin ndër të tjera të afërm të viktimës dhe ish-partnerit, janë parë duke duartrokitur.
Gjykata ka vijuar me vendimin e prokurorisë, e cila më parë kishte kërkuar dënim të përjetshëm për vrasje me karakteristika rënduese.
Mbrojtësi tashmë ka bërë të ditur se do të apelojë vendimin gjyqësor.
I dënuari ka qëndruar në heshtje teksa jepej vendimi. Ndërsa kryetari i trupit gjykues po lexonte arsyetimin, i pandehuri 30-vjeçar është shtrirë dhe përlotur.
Varianti i tij i ngjarjes është ky: Ai ka shkuar me makinë te banesa e ish-partneres së tij dhe partnerit të saj të ri. Ai donte të shihte vajzën e përbashkët tetëvjeçare, shkruan ard.de. Ish-partnerja ka pasur kujdestarinë, si e vetme, që nga prilli 2021. Por, kur ai po priste në rrugë nuk ka zbritur vetëm vajza, por edhe partneri aktual i nënës së saj. Sipas tij vajza nuk dëshiron asnjë kontakt me babain e saj – edhe pse ai e ka kërkuar vazhdimisht. Partneri pra, donte ta largonte të akuzuarin.
Papritur ky i fundit ka nxjerrë një revole të mbushur nga xhaketa e tij dhe e ka qëllouar burrin në kraharor nga afërsia, transmeton albinfo.ch. Sipas gjykatës, viktima nuk kishte mundësi të mbrohej. Lëndimet ishin fatale. Pak kohë më vonë, burri kishte vdekur në Spitalin Universitar të Freiburgut. I pandehuri ka pranuar se ai ka shkrepur plumbin vdekjeprurës.
Viktima dhe gruaja kanë së bashku një djalë, i cili ditën e krimit kishte ditëlindjen, kishte mbushur një vit.
Prokuroria publike dhe prokurori privat kanë bërë kërkesë për burgim të përjetshëm për vrasje të rëndë (për motive të ulëta, ndërsa prokurori privat edhe për keqdashje). Avokati mbrojtës u deklarua për vrasje nga pakujdesia, përcjell albinfo.ch. Ai e konsideron të mjaftueshëm dënimin me burg dyshifror në shkallë më të ulët (nën 10 vite).
(Foto: Ilustrim)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra