Kosova
Vuçiq komenton mundësinë e njohjes së Kosovës nga Ukraina
Nëse Ukraina e njeh Kosovën, do të humbte çdo gjë brenda ditës. Kështu deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq derisa ka folur për letrën që deputetë të disa shteteve perëndimore dhe kryetarë të komiteteve të jashtme në vendet e tyre, u kanë dërguar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe, duke u kërkuar qasje më të ashpër ndaj Serbisë.
Ai foli për mundësinë që Ukraina ta njohë Kosovën. “Sa i përket Ukrainës, është vend mik i yni. Paramendoni sikur Ukraina ta njihte Kosovën – gjithçka do të humbte në një ditë. Si do të mund pas kësaj të thotë se respekton të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë Vuçiq.Ai ka thënë se “nuk beson se Ukraina do ta bënte këtë”.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik