Kosova
Patrullime të përbashkëta policore mes Kosovës e Shqipërisë
Në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit të lidhur ndërmjet Policisë Rrugore të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, që prej fillimit të muajit gusht vijojnë të zhvillojnë patrullime të përbashkëta në Rrugën e Kombit, Lezhë, Durrës dhe në akse të tjera rrugore që lidhin zonat bregdetare të vendit.
Objektivat madhorë të patrullimeve të përbashkëta janë bashkërendimi i burimeve policore dhe atyre logjistike, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Këto objektiva synohet të përmbushen përmes këshillimit, orientimit dhe informimit të qytetarëve, turistëve dhe pushuesve, marrjes së masave për lehtësimin e qarkullimit rrugor dhe për shmangien e rradhëve të gjata, si dhe përmes konstatimit me mjete të teknologjisë bashkëkohore, dhe ndëshkimit konform ligjit, të shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, transmeton atsh përcjell albinfo.ch.
Policia Rrugore apelon për qytetarët, turistët dhe pushuesit që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi vetëm në këtë mënyrë mbrohet jeta dhe shëndeti i çdo përdoruesi të rrugës.
Gjithashtu, policia garanton reagim të menjëhershëm ndaj çdo kallëzimi për shkelje të këtyre rregullave.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme