Muzikë
Ledioni, “Evropiani i Vitit – 2023”, kitaristi fitues i 22 çmimeve
Ledion Halitaj, 11 vjeçar, është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare dhe ka një krijimtari të pasur muzikore
Ledioni, që në shikim të parë përçon pozitivitet me buzëqeshjen e tij, është entuziast dhe shumë modest. Ai po bën shumë “zhurmë” në fushën e muzikës në shumë shtete, madje po komentohet edhe si një kitarist karizmatik që me elegancë e zotëron kitarën dhe dhuron paraqitje dinjitoze në skenë.
Ai është vetëm 11 vjeç dhe talenti i tij për kitarë që tani ka rënë në sy dhe është vlerësuar lart. Ledioni, me performancat e tij ka fituar 18 çmime të ndara nga juritë profesionale dhe katër çmime të publikut, në shtete të ndryshme. Vërtet duhet energji, optimizëm dhe shumë vetëbesim për të arritur aty ku do. Dhe, në fakt, këto janë disa prej cilësive kryesore të Ledionit.
Ledioni këtë vit ka marrë pjesë në tre festivale të rëndësishme: në Ohër, Shkodër dhe Prishtinë, ku në të tria ka zënë vendin e parë në kategorinë e tij.
Kitara, një rrugëtim me plot suksese
Ledioni tani ndjek mësimet për kitarë në Shkollën e Muzikës, Artit dhe Baletit “Beethoven”. Atij që në moshën 9-vjeçare i lindi dëshira për kitarë dhe, në fakt, talentin thuajse e ka të lindur për të qenë një artist i skenës në nivelin e duhur profesional.
“Dëshira për t’u marrë me kitarë më ka lindur kur isha 9 vjeç. Atë kohë ishte hapur shkolla private e muzikës në lagjen ku banoj dhe një ditë gjatë kthimit nga shkolla publike, i tregova babait se më pëlqente të regjistrohesha në atë shkollë. Babai menjëherë e ndaloi veturën dhe u futëm në shkollë për të pyetur për kushtet dhe mundësitë e regjistrimit. Po atë ditë përfaqësuesja e shkollës dha vlerësim pozitiv për mua, ku edhe sot vazhdoj të mësoj ende se si të luaj sa më mirë me kitarë”, tregon ai.
Për Ledionin, prindërit kanë qenë shtytësit kryesorë të tij drejt suksesit, për të vazhduar edhe më tej rrëgëtimin për kitarë.
“Prindërit janë përkrahja ime më e madhe. Ata nuk kursejnë asgjë për mua dhe gjithmonë më motivojnë që të mos ndalem në rrugëtimin tim prej kitaristi. Prandaj, edhe unë mundohem t’i bëj krenarë në secilën garë që marr pjesë”, shprehet ai.
Skenat që i dhanë më shumë emocion
Natyrisht që çdo skenë ka edhe emocionin e vet, por Ledioni ka cekur dy nga skenat që i dhanë më shumë emocion. E para ishte në Ohër dhe e dyta në Prishtinë, kur doli para përfaqësuesve diplomatikë të huaj, liderëve të shtetit, ushtarakëve dhe njerëzve nga fusha e kulturës dhe artit.
“Emocion i papërshkrueshëm për mua ka qenë prezantimi për herë parë fizikisht para jurisë profesionale në festivalin e Ohrit. Por, nuk mund ta lë pa e përmendur as prezantimin që kam bërë para përfaqësuesve diplomatikë të huaj, liderëve të shtetit, ushtarakëve dhe njerëzve nga fusha e kulturës dhe artit, me rastin kur jam shpërblyer nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, me çmimin “Evropiani i Vitit – 2023”.
I pyetur nga revista Albinfo.ch se cili është çmimi që i ngjall më shumë emocion dhe e bën të ndihet krenar, Ledioni tregon: “Çmimi më i veçantë për mua, të cilin nuk do ta harroj kurrë, është çmimi i parë që kam fituar në Festivalin Ndërkombëtar për Kitarë në Transilvani të Rumanisë. Isha vetëm 9 vjeç dhe i kisha vetëm disa muaj që kisha filluar mësimet për kitarë, e ku pjesën më të madhe të mësimeve i ndiqja online shkaku i pandemisë Covid-19. Ky çmim më ka rritur besimin se me punë mund ta arrij suksese, pavarësisht se sa e fortë mund të jetë gara”.
Destinacionet ku ka performuar Ledioni janë të shumta. Për tre vjet pjesëmarrje në garat ndërkombëtare për kitarë të organizuara në Kosovë, Shqipëri, Rumani, Bullgari, Maqedoni dhe Mal të Zi, Ledioni ka fituar 18 çmime të ndara nga juritë profesionale dhe katër çmime të publikut.
Kitaristët që Ledioni pëlqen më shumë janë Erhan Mujka, i cili njëherësh është edhe profesori i tij, Aniello Desiderio-n nga Italia dhe kitaristi shqiptar me famë ndërkombëtare, Petrit Çeku.
“Më pëlqen mënyra e tyre se si luajnë kitarë, ndjenjat që prezantojnë me kitarë në skena të mëdha gjatë interpretimeve të tyre”.
Ledioni si emër suksesi për fund ka një mesazh për të gjithë fëmijët që synojnë sukses.
“Mesazhi im për çdo fëmijë është që ta ndjekin ëndrrën e tyre dhe të punojnë sa më shumë për ta realizuar atë”, përfundon ai. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra