Lajme
Facebook dhe Instagram ndalojnë publikimin e lajmeve në Kanada
Ndalimi në qasjen e lajmeve brenda platformave të saj nga gjiganti i rrjeteve sociale Meta në Kanada është një “llogaritje e gabuar” e cila mund të dëmtojë gazetarinë dhe të promovojë shpërndarjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme, kanë paralajmëruar ekspertët.
Kompania doli me njoftim mbi këtë lëvizje të enjten, duke thënë se ata kanë nisur procesin për ndalimin e qasjes në lajme nëpërmjet Facebook dhe Instagram për përdoruesit e tyre në Kanada.
Kjo politikë erdhi si rebelim ndaj ligjit të ri, Akti i Lajmeve Online, i krijuar në një përpjekje për të ndihmuar në ngritjen e fitimeve të mediave kanadeze duke detyruar kompani si Meta dhe Alphabet që të kontribuojnë në këtë aspekt, raporton Guardian.
Kompania e ka përshkruar legjislacionin, të njohur si “Ligji C-18” – i miratuar më 18 qershor – si “jo-funksional” dhe ka argumentuar se mënyra e vetme për të respektuar ligjin është “t’i japë fund qasjes së lajmeve për njerëzit në Kanada”.
Disa përdorues të Instagram dhe Facebook në vend nuk po mund të shpërndajnë linqe të artikujve të lajmeve në këto platforma, duke përfshirë edhe linqet e storjeve edhe nga mediat jo-kanadeze si Guardian, Washington Post, New York Times dhe Al Jazeera Afrique.
Më herët gjatë këtij viti, Google gjithashtu kishte deklaruar se do t’i largonte linqet nga rezultatet e kërkimit, por se akoma nuk ka filluar ta bëjë këtë. Mbetet e paqartë se nëse gjiganti i kërkimit dhe platformat e tjera si X (ish-Twitter) dhe Bing do ta ndjekin shembullin e Meta-s.
Ekspertët e medias paralajmërojnë se masa thjesht mund të lërë një boshllëk që do të mbushet nga shpërndarësit e dezinformatave.
“Rezultati përfundimtar mund të jetë heqja e qasjes nga Meta në pothuajse të gjitha organizatat legjitime të lajmeve, por lënia e linqeve me lajmet nga media me reputacion, apo blogje dhe operacione të tjera me një person”, shkroi Laura Hazard Owen nga Nieman Lab i Harvard-it.
Në anën tjetër, Timothy Caulfield, profesor në University of Alberta, i cili studion dezinformatat mbi mjekësinë dhe shkencën, deklaroi se edhe para miratimit të ligjit të ri, rrjetet sociale dhe forumet në internet ishin një forcë dominuese në shpërndarjen e terapive të paaprovuara dhe teorive konspirative mbi mjekësinë konvencionale./Telegrafi
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?