Lajme
FDA miraton pilulën e parë për depresionin pas lindjes
Zyrtarët federalë të shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar pilulën e parë për trajtimin e depresionit të rëndë pas lindjes, i cili prek mijëra nëna të reja në SHBA çdo vit.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi ilaçin Zurzuvae, për gratë që përjetojnë depresion të rëndë për shkak të lindjes ose gjatë shtatzanisë.
Pilula merret një herë në ditë për 14 ditë. Depresioni pas lindjes prek rreth 400,000 gra në vit, dhe megjithëse ai mund të largohet vetë brenda disa javësh, edhe mund të vazhdojë për muaj apo edhe vite me radhë.
Trajtimi standard përfshin terapi ose ilaçe kundër depresionit, të cilat mund të duan javë të tëra për dhënë efekt dhe nuk i ndihmojnë të gjithë.
Pilula e re prodhohet nga Sage Therapeutics, një kompani që ofron një ilaç të ngjashëm që jepet me injeksion për tre ditë në institucione mjekësore.
FDA e miratoi atë kurë në vitin 2019, megjithëse nuk përdoret gjerësisht për shkak të çmimit prej 34,000 dollarësh dhe vështirësive për t’u përdorur.
Miratimi i pilulës nga FDA bazohet në dy studime të kompanisë që treguan se gratë që përdorën ilaçin Zurzuvae kishin më pak shenja depresioni gjatë një periudhe prej katër deri në gjashtë javësh. Efekti u shfaq brenda tre ditëve për shumë paciente.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha