Kosova
Parqet e Prishtinës, oksigjeni i qytetit
Të njihemi me hapësirat e gjelbra më të frekuentuara në Prishtinë: Parku Nacional i Gërmisë, Parku i Qytetit dhe ai Tauk Bahçes
Në rrugët e qytetit të Prishtinës, parqet janë si oaza të qetësisë dhe prehjes në natyrë. Ato janë shndërruar në pika të artit, ku natyra dhe kreativiteti bashkohen për të kënaqur vizitorët.
Kryeqyteti i Kosovës, përveç monumenteve historike, kulturës së pasur dhe atmosferës së qytetit, ofron edhe një numër parqesh ku ndërthuret gjelbërimi i natyrës me zgjuarsinë urbane.
Hapësirat e gjelbra më të frekuentuara në këtë qytet janë: Parku Nacional i Gërmisë, Parku i Qytetit dhe ai Tauk Bashçës.
Gërmia, me një sipërfaqe prej mbi 1000 hektarësh, e pasur me lloje të ndryshme të drurëve, e vendosur në lindje të qytetit, është e njohur si destinacion popullor për banorët vendas dhe turistët. Kjo hapësirë e madhe, e gjelbër ofron pemë të shumta dhe shtigje të shkëlqyera për ecje. Të gjithë ata që kalojnë sadopak kohë këtu, gjejnë qetësinë duke ikur kështu nga zhurma e qytetit e duke pasur mundësin që të shijojnë bukurinë e natyrës.
Në Gërmi janë “mushkëritë” e Prishtinës
Rruga e Gërmisë është rreth 5.5 km e gjatë dhe preferohet të eksplorohet në këmbë për të shijuar në mirë natyrën. Pas ecjes, mund të gjeni tavolina pikniku për të shijuar natyrën nga afër.
Përveç këtyre Gërmia është e pajisur me pistë biçikletash, shesh lodrash për fëmijë, fusha sportive (për tenis, volejboll e futboll) për të zhvilluar pasionet si hiking e për t’i avancuar ëndrrat.
Në pjesën e sipërme të parkut ka disa restorante dhe kafene ku mund të pushoni dhe të hani një drekë të shijshme pas një ecje në natyrë. Këto vendndodhje ofrojnë pamje të bukura dhe shërbim korekt.
Në Parkun e Gërmisë ka një pishinë të hapur, e cila është një atraksion i rëndësishëm për vizitorët, veçanërisht gjatë sezonit të verës. Pishina e Gërmisë ofron mundësinë për të notuar dhe për tu relaksuar në ujërat freskuese. Po ashtu ka një pishinë për fëmijë dhe zonë për të marrë diell dhe një kafene ku vizitorët mund të shijojnë ushqime dhe pije të freskëta gjatë qëndrimit.
Studentët e përzgjedhin këtë zonë në kohën e provimeve për të mësuar e për tu relaksuar. Kështu, studentja e Arkitekturës, Vjosa Rama, thotë: “Studimet tona nuk përfshijnë vetëm aspektin teorik, kemi shumë projekte për t`i realizuar edhe në mënyrë praktike. Vendi më i mirë është parku i Gërmisë. Këtu vijmë shpesh për tu frymëzuar, për tu larguar nga dinamika e qytetit, e stresit të fakultetit. Kur jemi në këtë park na duket sikur parajsë, kreativiteti shpërthen e ne jemi më produktiv”, thotë ajo.
Shumë mjekë rekomandojnë këtë vend për ta reduktuar stresin dhe për të bërë aktivitete fizike këtu, për ta ruajtur shëndetin e zemrës dhe të sistemeve të tjera të trupit.
Ky park është një zonë e mbrojtur e natyrës, i shpallur si Park Nacional nga viti 1987.
Parku i qytetit, një oazë e gjelbër në zemër të Prishtinës
Jo në periferi por në qendër të Prishtinës është edhe një destinacion tjetër i preferuar për banorët dhe vizitorët. Parku i Qytetit ka një hapësirë të madhe të gjelbëruar që shtrihet në zemër të kryeqytetit. Ai ofron një atmosferë të qetë dhe është një vend i preferuar për të kaluar kohën lirë.
Ka kopshte të bukura me lule, pemë dhe gjelbërim të dendur. Pjesa tjetër përfshin pista biçikletash, shtigje për këmbësorët, fusha sportive dhe shesh lojërash për fëmijë. Ai ofron ajër të pastër dhe një mjedis të qetë. Është një vend i përshtatshëm për të shkëmbyer mendimet e për të lexuar.
Parku ofron mundësi të shumta për aktivitete fizike. Ka pista për të ecur, rrugë për të kërcyer me biçikletë, hapësira për të luajtur futboll, basketboll, volejboll dhe sporte të tjera. Shumë njerëz vijnë këtu për të stërvitur dhe për të pasur kohë të këndshme me miqtë.
Në brendësi të parkut dhe rreth tij, ka një numër të madh të restoranteve dhe lokaleve ku shërbehet ushqimi. Kjo ju jep mundësinë vizitorëve të pushojnë, të pinë diçka ose të hanë në ambientet natyrore që ofrohen.
Por jo vetëm kaq. Këtu zhvillohen edhe aktivitete artistike dhe kulturore si koncerte, shfaqje teatrale, ekspozita, mini-festivale dhe aktivitete të tjera të ngjashme. Kjo e bën parkun një qendër interesante të jetës kulturore në Prishtinë për fëmijët e sidomos për të rinjtë.
Këtë e pohon edhe Albin Thaqi i cili vjen shumë shpesh këtu. “Parku i qytetit, është oksigjeni i qytetit, është një vend plot qetësi. Pemët, pishat, aroma e blirit në shtigjet e parkut më japin ndjesinë e qetësisë në çdo kohë të vitit. Infrastruktura e mirë rregulluar kudo përreth parkut shton gjithmonë dëshirën për të ardhur sërish në këtë vend. Zhurma e vetme që dëgjohet nga fëmijët që luajnë në këndin e tyre të jep një ndjesi të qetë dhe familjare. Kafet shijojnë shumë në këtë vend nën hije dhe freski të pishave. Shfaqja e ndonjë filmi ne ekran të madh apo ndonjë aktivitet tjetër kulturor janë aktivitete tjera të vogla që e rrisin funksionalitetin e parkut të qytetit”, thotë ai.
Në Tauk Bahçe, për të shijuar ajrin e pastër
Plot gjelbërim, gjallëri, cicërima zogjësh, pemë të bashkuara me njëra-tjetrën për të krijuar hijen e paqes e qetësisë për njerëzit, hapësira të mjaftueshme për të luajtur, vendi adekuat për të kaluar kohën gjyshërit me nipërit e mbesat. Të gjitha këto veçori të cilat janë pothuajse të ngjashme me ato të Gërmisë mund t’i gjeni edhe në Tauk Bahçe.
Përjetimet e tij për këtë zonë i shpalos Elton Halilaj.
Parku i Tauk Bahçes është vendi i preferuar në qytetin e Prishtinës, që ofron freski dhe gjallëri. Fushat sportive, sidomos ato të tenisit që janë të rralla në Kosovë, tërheqin vëmendjen dhe dëshirën për ta vizituar këtë park. Është një vend që të tërheq të kalosh sa më shumë kohë në të, thotë Eltoni.
Idenë për parqet e Prishtinës tashmë e keni, ju mjafton ta nxjerrin biletë dhe t’i vizitoni parqet, Prishtina ju pret për momente të paharruara.
(Fotografitë nga Riard Bllaca)
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve