Kosova
Flasin nga familja e argjentinases që dyshohet se u vra nga i dashuri i saj shqiptar
27 vjeçarja agjentinase që u vra nga i dashuri i saj shqiptar me shtetësi zvicerane, kishte kontaktuar për herë të fundit me nënën e saj të dielën, shkruan 20minuten.
“Ajo na dërgoi video nga dasma. Ajo dukej e lumtur dhe mirë. Nuk e kuptoj se si mund të ndodhte kjo”, ka thënë babai i vajzës.
E ndjera ishte nga qyteti i La Plata në Argjentinë, jo shumë larg kryeqytetit, Buenos Aires, përcjell albinfo.ch.
Në nëntor të vitit 2022 ajo ishte transferuar në Spanjë, sipas familjes së saj “në kërkim të një të ardhmeje më të mirë”. Pas dy ose tre muajsh qëndrimi në Barcelonë, Maria u takua me të dyshuarin zviceran (kosovarin 32 vjecar E.* nga kantoni i Bernit), dhe pak më vonë çifti u transferua së bashku në Zvicër.
Siç është raportuar çifti kishte ardhur nga Zvicra për dasmen e vëllait të dyshuarit, të cilit Gjykata ia ka caktuar 30 ditë paraburgim nën dyshimin e bazuar për vrasjen e 27 vjeçares, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor