Integrimi
Sanija Ameti, kandidate për deputete të Zvicrës, bën fushatë me “shacat”, në Prishtinë
Ajo e bën këtë, "për shkak se demokracia nuk njeh kufij". Ameti u uron udhëtarëve fluturim të mbarë duke ju drejtuar me emrin e popullarizuar, "shaci"

Sanija Ameti, është bashkëpresidente e Operacionit Libero dhe kërkon të zgjidhet në Parlamentin e Zvicrës për Partinë e Gjelbër Liberale (GLP) më 22 tetor. Dhe, për të arritur këtë qëllim, politikania e njohur për stilin e saj jokonformist po bën fushatë (veç tjerash) edhe në Kosovë, gjegjësisht në Aeroportin e Prishtinës, transmeton albinfo.ch.
Ajo e bën këtë, “për shkak se demokracia nuk njeh kufij”, shkruan ajo në shërbimin e mesazheve të shkurtra X (ish-Twitter).
Siç shkruan “Blick”, në vitin 2021 në Zvicër kanë jetuar rreth 33 mijë persona që kanë njëherësh pasaportë zvicerane dhe kosovare. Kjo është arsyeja pse posteri që ajo ka vendosur në Aeroportin e Prishtinës nuk është në gjermanisht, por në shqip. Ameti u uron udhëtarëve fluturim të mbarë dhe kërkon që emrin e saj ta shkruajnë dy herë në listën për zgjedhje.
Nuk është e re që politikanët të reklamojnë jashtë zonës së tyre elektorale. Në fillim të vitit, deputetja federale e Cyrihut Judith Bellaiche (GLP) kishte vendosur postera në malet e Graubündenit, transmeton albinfo.ch. Sepse aty kalojnë pushimet dimërore shumë banorë të Cyrihut. Këshilltari i qeverisë së Cyrihut Mario Fehr (PS) tashmë ka bërë edhe ai reklama zgjedhore në Graubünden.
“Ameti di të sillet me diasporën”, thotë për analisti politik Mark Balsiger.
Sanija Ameti është e lindur në Bosnjë e Hercegovinë ndërsa ka ardhur me prindërit në Zvicër, me shpërthimin e luftës atje.
Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz me prejardhje migrimi janë përfshirë në politikë. Ylfete Fanaj (42) shte personi i parë me rrënjë nga ish-Jugosllavia që u bë ministre kantonale, këtë vit, pe¨rcjell albinfo.ch. Politikania nga PS ka thënë gjatë fushatës elektorale se e shihte veten kryesisht si një vendase nga Lucerni.
Edhe Arbër Bullakaj nga Wili (37, PS) ka ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 8-vjeçare. Tani ai kandidon për Parlamentin Federal. Me Përparim Avdilin (35), politikani i parë zviceran me rrënjë nga Ballkani arriti në krye të një partie të rëndësishme. Ai është President i FDP qytetit të Cyrihut që nga viti i kaluar. (ajo)
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj Paga e tij neto u tkur praktikisht brenda natës nga mbi 20,000 franga në muaj në...
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia”
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
Jeta në Zvicër
-
Kjo kompani e fluturimeve në Zvicër zgjeron vendin për bagazh dore Kabinat e saj po zgjerohen për shkak të rritjes së numrit të pasagjerëve me bagazh dore...
-
Kriza e banesave godet Alpet zvicerane
-
Numër i lartë i shtetasve të huaj janë duke punuar në pozita drejtuese në Zvicër
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj
-
Dhëmbët më të shëndetshëm në Zvicër