Lajme
OKB-ja në krizë financiare, ndërpret të ardhurat për miliona njerëz
Miliona njerëzve do t’u ndërpriten ndihmat, pasi OKB-ja është në krizë sa u takon fondeve.
Gjatë një konference, zëvendësshefi i Programit Botëror të Ushqimit, Carl Skau, është shprehur se u duhet të ndërpresin ndihmat, për vendet si Afganistani, Siria, Jemeni dhe Afrika Perëndimore. Të ardhurat për këto vende duhet të jenë rreth 20 miliardë dollarë, por vitet e fundit kanë arritur të sigurojnë 10-14 miliardë dollarë.
“Ne ende e kemi atë synim, mirëpo këtë vit kemi siguruar vetëm rreth 5 miliardë dollarë”, ka thënë mes tjerash Skau.
Shumica e vendeve në botë po kalojnë një krizë ekonomike, sidomos pas pandemisë dhe luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, si dhe implikimeve të tjera globale. Situata nuk paraqitet aspak e mirë, pasi kriza mund të thellohet edhe më shumë në 2024-ën.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit, rreth 345 milionë njerëz në botë kanë nevojë për ndihma.
Skau u ka bërë thirrje liderëve botërorë që ta kenë prioritet ndarjen e fondeve dhe të investojnë në zgjidhje afatgjata për konfliktet, varfërinë dhe shkaqe të tjera që po sjellin kriza.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










