Lajme
Gjermania kundër zgjerimit të fabrikës së Tesla-s në Berlin
Marka Tesla bëri publike planet e saj për të zgjeruar Gigafabrikën e saj në Berlin para disa muajve, dhe madje kishte deponuar një kërkesë për leje në marsin e këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, nuk ishte e bërë e qartë se nëse Tesla planifikon të prodhojë qeliza të baterive apo vetem t’i montonte ato në pakot e baterive për veturat e tyre, dhe tani dihet se plani i gjigantit amerikan ishte prodhimi i tyre.
Duket se kjo pjesë kishte nisur problemet me autoritetet vendase, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.
Departamenti për Menaxhimin e Ujërave në Zyrën Shtetërore për Mjedis në Brandengurg doli me vendimin për refuzimin e planit të zgjerimit të Tesla-s për tani.
Plani origjinal i Tesla përfshin dyfishimin e prodhimit për veturat e saj e gjithashtu edhe dyfishimin e prodhimit të ruajtjes së energjisë nga 50 në 100 gigavatë.
Autoriteti e refuzoi planin e Tesla-s për shkak se fabrikat e prodhimit dhe riciklimit të ujërave të zeza pjesërisht ndodhen në zonën për mbrojtjen e ujit.
Për të marrë një leje të pjesshme, Tesla do të duhej të kontaktojë autoritetin më të ulët të ujërave, i cili është përgjegjës për zbatimin e urdhëresës së zonës së mbrojtjes së ujit.
Ekziston një lajm i mirë për Tesla-n pasi që autoriteti në fjalë veçse është duke shqyrtuar dokumentet e dërguara nga gjiganti amerikan, por se kjo gjë do të marrë pak kohë.
Në fakt, Tesla-s mund t’i duhet t’i rregullojë planet e saj dhe plani për zgjerimin e fabrikës në Grünheide do të duhet të presë edhe pak.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?