Lajme
Bregdetit shqiptar ia mësyjnë edhe austriakët
Për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Austri, bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i preferuar edhe për këtë vit. Por këtë bregdet tashmë po e “zbulojnë” edhe austriakët
Shqipëria është një tokë përplot me vende të bukura, mahnitëse për çdo njeri. Me një pozicion gjeografik që përfshin malet dhe detin, Shqipëria është një vend që po magjeps çdo ditë e më shumë pushuesit nga të gjitha anët. Plazhet e bukura dhe investimet në infrastrukturë, kanë bërë që disa prej vendeve në Shqipëri të kalojnë dhe bukurinë e brigjeve të Greqisë apo Kroacisë.
Për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, bregdeti shqiptar mbetet destinacioni më i preferuar edhe për këtë vit. Ndonëse shtrenjtimi i çmimeve ka prekur të gjitha familjet, edhe në Evropë, duket se kjo nuk do t`i ndalë ata për të vizituar detin dhe plazhet e preferuara në Shqipëri.
Bregdeti shqiptar, destinacioni i preferuar për bashkatdhetarët dhe të huajt
Një vizitor i përhershëm i rivierës shqiptare, është Trim Shala, i cili jeton në Vjenë. Ai është i mahnitur me bukuritë dhe plazhet që ka Shqipëria, por kur të gjithë mendojnë se në bregdetin shqiptar çmimet janë të lira, Trimi mendon ndryshe. “Shqipëria ka bukuri të mahnitshme. Plazhet në vendet turistike e veçanërisht në jug, lirisht mund të krahasohen me bukuritë e brigjeve të Greqisë apo Kroacisë”, ka thënë ai.
Por Trimi, mendon se viteve të fundit edhe në bregdetin shqiptar çmimet janë rritur dukshëm. “Në krahasim me kushtet që ofrojnë, çmimet, sidomos fjetjet në hotele, janë paksa të shtrenjta”, thekson ai.
Për shumë vizitorë nuk mjaftojnë disa ditë relaksimi buzë detit; ata dëshirojnë një përvojë interesante që gërmon në rrënjët historike të këtij vendit. Pushimi i tyre bëhet një aventurë emocionuese – një odise kulturore.
I tillë është Gentian Krasniqi, po ashtu bashkatdhetar i yni nga Vjena. Genti, është një djalosh i ri, entuziast që vlerëson origjinën dhe historinë e kombit shqiptar, ndan gëzimin e tij për të vizituar Shqipërinë çdo vit. Pasi ka eksploruar Krujën, Vlorën dhe Lezhën, ai deklaron me entuziazëm se këto vende mishërojnë thelbin e historisë shqiptare dhe ia vlen vërtet të vizitohen.
“Ka vite që pushimet e mia i kaloj në Shqipëri. Edhe këtë vit, prej datës 2 gusht do të shkoj atje. Jam kënaqur shumë dhe kam kaluar për mrekulli. Ia sugjeroja secilit që të vizitojë Shqipërinë. Bregdeti është i mahnitshëm, pastaj vizitoni pakëz Krujën, Vlorën e Lezhën, në këto vende është vetë historia e kombit shqiptar” u shpreh Gentian Krasniqi, një djalë i ri që nuk e harron aspak prejardhjen dhe historinë e kombit tonë.
Ndërsa, Basri Selaj tregon se Saranda është ende një destinacion i kërkuar për pushimet verore, i njohur për ekskluzivitetin e saj. Megjithatë, zemra e detit Jon ofron më shumë se thjesht eksperienca luksoze – ai gjithashtu krenohet me një thesar kulturor dhe historik. Kalaja e Lëkurësit, e vendosur në pjesën jugore të qytetit, ofron pamje të mrekullueshme. Rrugës për në Ksamil, Basriu planifikon të vizitojë Butrintin – një xhevahir i jashtëzakonshëm i detit Jon, i mbrojtur nga UNESCO dhe i konsideruar si një nga trashëgimitë e rralla kulturore të ilirëve.
Plazhet e bukura dhe çmimet e pranueshme për pushime verore, kanë bërë që Shqipëria mos të jetë vetëm një destinacion i preferuar për bashkatdhetarët por, edhe për shumë turistë të huaj.
Një entuziast i pasionuar i epokës së Skënderbeut nga Vjena, Davidi, po pret me padurim vizitën e tij në Shqipëri. “Do ta vizitoj me kënaqësi këtë vend mesdhetar”, vendin siç thotë ai të SKYPËTARËVE. Ai përshkruan me entuziazëm klimën e favorshme të pushimeve të Shqipërisë dhe statusin e saj si një destinacion relativisht i paeksploruar dhe shpreh pasionin e tij për vendin. David vlerëson çmimet konkurruese që ka mundur të sigurojë, të cilat rivalizojnë ato të Greqisë dhe Turqisë.
Austriakët më të interesuar për ture kulturore në Shqipëri sesa për turizëm bregdetar
Por, a është Shqipëria në mesin e top listave për pushime verore nga austriakët? Albinfo.at ka kontaktuar me drejtuesin e agjencisë turistike “Vas Tours” në Vjenë, e cila merret edhe me aranzhime të ndryshme për Shqipëri.
Piotr nga Polonia, i mahnitur nga joshja e Shqipërisë, tha “Unȅ u dashurova me Shqipȅrinȅ. Plazhet e saj janȅ tȅ mȅdha dhe super te bukura dhe njerȅzit miqȅsorȅ mȅ bȅnin tȅ ndihesha i sigurt gjatȅ gjithȅ kohȅs“. Piotr ia kushton me besnikëri pushimet e tij vjetore eksplorimit të mrekullive të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Eh e tillë, vera padyshim që bëhet më e bukur!
Aksionar i kompanisë turistike ‘‘VAS Tour‘‘, Lami Çunaku, thotë se kërkesa për pushime në bregdetin shqiptar nga austriakët është ende e vogël. Arsyeja kryesore qëndron në faktin se është bërë shumë pak marketing nga ana e shtetit shqiptar në Austri. Megjithatë, sipas tij ka agjenci turistike që organizojnë ture nëpër qytete, ture kulturore në Shqipëri dhe Ballkan, të cilat janë më të kërkuara se sa bregdeti shqiptar.
“Kompania që unë drejtoj ka filluar me promovimin e hoteleve turistike në Durrës, ku kanë pasur kërkesa dhe aranzhime për bregdetin shqiptar këtë vit. Por, janë në përmasa shumë të vogla”, thekson ai. Sipas Lami Çunakut kompania e tij ka planifikuar që vitin e ardhshëm të lëshoj një charter Vjenë – Tiranë, ku austriakët po ashtu edhe shqiptarët që jetojnë në Austri do të kenë mundësi të blejnë “package”, ku përfshihen të gjitha gjërat e nevojshme prej fluturimit, hotelit e tureve nëpër qytete të ndryshme ne Shqipëri.
Sidoqoftë, Shqipëria është bërë shumë e preferuar, veçmas në vitet e fundit. Statistikat e publikuara këto ditë janë treguesi më i mirë se ky vend tashmë ka hyrë në agjendën e shumë turistëve të huaj
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme