Të tjera

Zvicra-Kosova, të shtunën ndeshen në Fribourg

Ekipi i basketbollit i Kosovës për herë të parë do të luajë në Zvicër.

Dardanët do të përballen me Helvetikët të shtunën, nga ora 17:30, në Fribourg, përkatësisht palestrën “Site Sportif Saint-Leonard”, njofton FBK, shkruan albinfo.ch.

Kjo është një mundësi e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër, të shohin nga afër Dardanët dhe Zvicrën të ndeshen në basketboll.

Federata e Basketbollit e Kosovës ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Zvicër të vijnë në numër sa më të madh për të parë këtë ndeshje, që është shumë e rëndësishme.

Biletat kanë dalë në shitje dhe mund të blihen në këtë link:

https://www.ticketmaster.ch/event/switzerland-vs-kosovo-fiba-eurobasket-2025-pre-qualifiers-billets/17459?language=fr-ch

Kujtojmë se këto dy kombëtare u përballën në Prizren, ku Kosova fitoi 76:49.

Kosova ka një fitore e një humbje, Danimarka dy fitore dhe Zvicra dy humbje në Grupin H të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.