Shqipëria
60% e shqiptarëve s’kanë kushte as për një javë pushime në Shqipëri
Shqipëria për këtë sezon është kthyer në një ndër vendet më të preferuara për të huajt për të kaluar pushimet verore, teksa të dhënat regjistrojnë shifra rekord. Një destinacion i bukur për vizitorët dhe me çmime të arsyeshme, krahasuar me vendet e tjera europiane.
Por nga ana tjetër për shqiptarët edhe një javë pushime në jug është bërë e papërballueshme. 60% e shqiptarëve sipas Barometrit të Ballkanit, një publikim i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, nuk arrijnë të përballojnë as 1 javë pushime larg shtëpisë, për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe çmimeve të larta, transmeton A2 përcjell albinfo.ch..
Të pyetur, qytetarët thonë se pamundësia për të përballuar pushimet lidhet me përdorimin e parave për shërbime më të domosdoshme.
Në Shqipëri, 25% e të anketuarve shprehen se kishin pasur të paktën një herë gjatë vitit të fundit vështirësi për të paguar faturat për energjinë. Ndërkohë sipas këtij raporti vetëm 39% shqiptarëve kishin mundësi për të bërë pushime një javë larg nga shtëpia, shifër kjo më e ulëta në rajon.
Në nivel rajonal shqiptarët renditen të parët për pamundësinë e pushimeve teksa ndiqet nga malazezët, me 50% . Për Maqedoninë e Veriut ky tregues është 47% dhe për Serbinë 45%. Shtetasit e Kosovës, vizitorët me përqindjen më të lartë në vendin tonë, mendojnë se janë në gjendje të përballojnë pushimet, shumë më tepër sesa shqiptarët. Më shumë mundësi për të përballuar pushimet në rajon janë banorët e Bosnjë Hercegovinës.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta Një në nëntë banorë zviceranë investojnë në kriptovaluta. Megjithatë, shumica e bëjnë këtë për kuriozitet dhe...
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme
-
Zvicra, e fokusuar më shumë në prodhimin e ushqimeve me bazë bimore sesa shtazore