Lajme
Një i vdekur nga tornado në La Chaux-de-Fonds
Fotot në rrjetet sociale tregojnë pemë të rrëzuara, çatinë e rrëzuar të një shtëpie dhe një vinç ndërtimi që është rrëzuar
Një stuhi e fortë ka përfshirë rajonin La Chaux-de-Fonds në kantonin Neuchâtel të hënën pasdite (sot). Stuhia la një të vdekur dhe disa të lënduar, konfirmoi policia kantonale, transmeton albinfo.ch. Policia, duke folur për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA, e ka përshkruar stuhinë si një tornado.
Dëmet materiale që ka shkaktuar stuhia janë të konsiderueshme. Fotot në rrjetet sociale tregojnë pemë të rrëzuara, çatinë e rrëzuar të një shtëpie dhe një vinç ndërtimi që është rrëzuar.
MeteoSwiss kishte paralajmëruar për stuhi të forta në gjithë harkun e Jurës. Stacioni zyrtar i motit ka matur një rekord të erës prej 217 kilometrash në orë.
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Bazeli miraton ndarjen e fondeve për të pritur Eurovizionin Votuesit e Bazelit të dielën miratuan me shumicë dërrmuese që qyteti të shpenzojë afro 40 milionë...
-
Kantoni Aargau refuzon uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
-
Zviceranët i thonë “jo” zgjerimit të gjashtë seksioneve të autostradës
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër