Lajme
Ndryshimet klimatike: Papa, thirrje urgjente liderëve botërorë
Papa Françesku ka thënë të dielën se valët e fundit të të nxehtit në shumë pjesë të botës, dhe përmbytjet në vendet si Koreja e Jugut, kanë treguar se nevojiten më shumë veprime urgjente për të luftuar ndryshimet klimatike.
“Ju lutem, ua përsëris thirrjen time udhëheqësve botërorë të bëjnë diçka më konkrete për të kufizuar emetimet ndotëse”, ka thënë papa më 23 korrik, në fund të një adresimi para turmave në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan.
“Është sfidë urgjente, nuk mund të shtyhet, i prek të gjithë. Le ta mbrojmë shtëpinë tonë të përbashkët”, është shprehur ai, raporton Reuters.
Françesku i ka bërë thirrje botës të heqë dorë sa më parë nga karburantet fosile, dhe e ka bërë mbrojtjen e mjedisit objektiv kyç të papatit të tij.
Ai ka thënë më 2015, në enciklikën e tij “Ti qofsh lëvduar o Zot”, se planeti “ka nisur t’i ngjasojë gjithnjë e më shumë një grumbulli të madh mbeturinash”.
Të dielën, papa ka shprehur solidaritetin e tij me ata që po vuajnë nga kriza klimatike dhe me ata që po u ndihmojnë atyre.
Disa pjesë të jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë goditur nga një valë rekorde e të nxehtit, përderisa temperatura ekstreme janë regjistruar edhe në Kinë dhe në Evropën jugore, përfshirë Italinë dhe Greqinë.
Një zjarr i egër në ishullin grek të Rodosit detyroi mijëra turistë dhe banorë të strehohen në shkolla dhe në stadiume të mbyllura, të dielën, pasi ata u evakuuan nga fshatrat dhe qendrat pushimore bregdetare.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje