Lajme

Amsterdami ndalon anijet lundruese për të mos pritur vizitorë

Këshilli i Amsterdamit e ka ndaluar qarkullimin e anijeve lundruese në qendër të qytetit, në mënyrë që të frenojë numrin e vizitorëve dhe ta luftojë ndotjen e ajrit.

Sipas politikanëve, qarkullimi i anijeve nuk është në linjë me planet e qytetit për turizëm dhe kjo nënkupton se terminali qendror për anije do të mbyllet, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Kjo shënon masën e fundit që merr kryeqytetit i Holandës për të frenuar turizmin masiv, përkundër që anijet janë simbol i këtij qyteti.

Këshilli i qytetit po ashtu ka ndaluar edhe tymosjen e kanabisit në disa zona. Në muajin mars, po ashtu është nisur një fushatë online, ku u bëhet thirrje britanikëve që të mos shkojnë atje për të festuar para martesës, përcjell albinfo.ch.

Amsterdami është bërë viktimë e popullariteti që ka, pasi tërheq 20 milionë turistë në vit, dhe ai kryesisht njihet për organizim të festave.