Lajme
Studiuesit zbulojnë pse disa persona nuk kishin simptoma nga Covid-19
Një grup studiuesish të koordinuar nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko mund të kenë zbuluar një nga pikat më enigmatike të virusit SarsCov2: çfarë bën që infeksioni i tij të mos shkaktojë simptoma te disa njerëz.
Studiuesit, në një studim të botuar në Nature, kanë zbuluar se njerëzit asimptomatikë janë shpesh bartës të një varianti gjenetik që ndihmon sistemin e tyre imunitar të njohë dhe të luftojë menjëherë virusin, transmeton ansa, përcjell albinfo.ch.
Kjo veçori nuk i pengon ata të infektohen, por i mbron nga manifestimet e Covid-19.
“Nëse keni një ushtri që mund ta njohë armikun herët, ky është një avantazh i madh. Është si të kesh ushtarë të përgatitur për betejë dhe që tashmë e dinë se çfarë të kërkojnë”, theksoi koordinatorja e studimit Jill Hollenbach.
Studimi u përqëndrua në sistemin e etiketimit që trupi përdor për të dalluar përbërësit e tij nga ata të huaj: të ashtuquajturit HLA (antigjene leukocite njerëzore).
Studiuesit zbuluan se rreth 20% e njerëzve asimptomatikë kishin një mutacion në një nga gjenet HLA (të quajtur HLA-B*15:01), krahasuar me 9% të atyre me simptoma.
Për më tepër, nëse mutacioni ishte i pranishëm në dyfish, shanset për t’u shpëtuar simptomave të sëmundjes ishin tetë herë më të larta.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha