Lajme
Zjarret në Greqi shkatërrojnë zona pyjore në ishuj
Një sërë zjarresh kanë goditur dhe shkatërruar zona të gjera pyjore në disa ishuj të Greqisë.
Në zonën e Kretës si dhe pranë qytetit të Florinës në zonën veriore është shpallur gjendja e emergjencës.
Në Rodos, erërat e forta kanë nxitur flakët shkatërruese. Gjendja e jashtëzakonshme në disa njësi të Rodosit do të qëndroj në fuqi për 6 muajt e ardhshëm, deri më 18 janar. Kërkesa u dorëzua guvernatori rajonal I Egjeut Jugor si dhe kryebashkiaku i Rodosit, të cilët kanë dhënë alarmin, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Ndërsa të mërkurën, autoritetet evakuuan katër fshatra dhe një hotel pasi zjarri që shpërtheu në orët e para të së mërkurës pranë fshatit Apollonas në malet perëndimore iu afrua vendbanimeve. Shërbimi meteorologjik grek kishte paralajmëruar për një rrezik të shtuar të zjarreve nga e enjtja, pasi vendi u rikuperua nga vala e parë e madhe e të nxehtit të verës
Një valë e dytë e të nxehtit parashikohej të fillonte të enjten, me temperatura që do të kalonin 40 gradë Celsius në disa zona, dhe do të rriteshin më tej të premten në një maksimum prej 44 gradë Celsius.
Forcat tokësore dhe ajrore të zjarrfikësve do të vazhdojnë patrullimin parandalues në pyjet e të gjithë territorit të Greqisë mes kushteve të vështira. Zjarret janë të zakonshme në Greqi, por verërat më të nxehta, më të thata dhe me erë e kanë kthyer Mesdheun në një pikë të nxehtë zjarri në vitet e fundit.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje