Kosova
Kosova pranon 3 të ekstraduar nga Gjermania, Hungaria e Finlanda
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), në kuadër të angazhimeve dhe detyrave ligjore të bashkëpunimit ndërkombëtar, ka realizuar me sukses tri (3) ekstradime gjatë periudhës së fundit.
“Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (L.C.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”, i kërkuar nga Gjykata Themelore e Ferizajt dhe të Prishtinës. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok, personi është arrestuar nga autoritetet gjermane, dhe në kontakt me këto autoritete është ekstraduar nga Gjermania për në Republikën e Kosovës më 30.06.2023”, njofton Policia e Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar, ndaj personit me iniciale (B. L.) mashkull/kosovar, i kërkuar për veprën penale “Fajde”, “Detyrim“ i kërkuar nga Gjykata Themelore-Pejë. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok, personi është arrestuar nga autoritetet policore hungareze dhe i njëjti është ekstraduar nga Hungaria për në Kosovë më 12.07.2023.
Me kërkesën e pranuar nga Ministria e Drejtësisë, për lëshimin e urdhër-arrestit ndërkombëtar ndaj personit me iniciale (D. F.) mashkull/kosovar, për veprën penale “Trafikim me narkotik’’ i kërkuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, dhe i dënuar me tri (3) vjet burgim. Pas shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit policor reciprok, i njëjti është arrestuar nga autoritetet policore finlandeze.
Personi është ekstraduar nga Finlanda për në Republikën e Kosovës më 14.07.2023.
Policia e Kosovës në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka avancuar bashkëpunimin ndërkombëtar me institucionet e zbatimit të ligjit të shteteve të tjera dhe angazhimet e tilla me sjelljen para drejtësisë së personave të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar do të vazhdojnë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik