Lajme
Vendi në të cilin turistëve u kërkohet të mos përdorin telefonin
Ishulli finlandez i Ulko-Tammio po u kërkon turistëve që të shkëputen plotësisht nga telefoni i tyre, duke synuar të bëhet një destinacion pa telefon.
“Ne nxisim vizitorët, që t’i lënë vullnetarisht telefonat dhe t’i përqendrojnë shqisat në natyrë, jo në telefonat e tyre”, tha Joel Heino, menaxheri i vizitorëve në Parks & Wildlife Finland.
Ulko-Tammio, i cili ndodhet në brigjet e Hamina, në rajonin Kotka-Hamina, është një nga rreth 100 ishujt e Parkut Kombëtar të Gjirit Lindor të Finlandës.
Është i njohur për zogjtë dhe bimët e rralla, si dhe për “natyrën e bukur, me brigjet e thyera shkëmbore.
Një ish vend kufitar i kohës së luftës, ishulli ka shtigje natyrore, një kullë zogjsh, një shpellë, që u ndërtua për t’u përdorur si strehë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dy topa të restauruar.
Vizitorët mund të hyjnë në Ulko-Tammio me varkë private, traget ose taksi uji dhe të zgjedhin të qëndrojnë gjatë natës në tenda ose kabina.
Ideja për ta bërë zonën një zonë pa telefona, erdhi duke parë efektet e varësisë ndaj teknologjisë.
Varësia ndaj teknologjisë, shpeshherë rritet, kur jemi duke udhëtuar, pasi ka një pritshmëri dhe trysni në rritje, për të ndarë ato momente pushimesh, në vend që t’i shijojmë ato, shpjeguan organizatorët.
“Njerëzit nuk duhet të qëndrojnë përpara ekraneve gjatë gjithë kohës,” tha Terhi Mustonen, psikolog dhe menaxher në Fondacionin Sosped.
“Edhe një pushim i shkurtër dixhital, mund të jetë i dobishëm dhe të përmirësojë mirëqenien tonë dhe të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të ankthit dhe depresionit.”
Ulko-Tammio ndodhet në një zonë me mbulim të plotë telefonik dhe rregulli është teknikisht fakultativ.
Por, destinacioni shpreson, që me këtë nismë, më shumë njerëz do ta kthejnë vëmendjen nga ekranet te peizazhi, për t’u zhytur vërtet në përvojën e të qenët me pushime – dhe të jetuarit me të vërtetë në këtë moment.
“Ne duam t’i nxisim pushuesit që të fikin pajisjet telefonike dhe të ndalojnë për të shijuar plotësisht ishujt”, tha në një deklaratë Mats Selin, i cili është pjesë e ekipit të Visit Kotka-Hamina.
Qëllimi më i madh është që udhëtarët ta përcjellin atë mentalitet në gjithë rajonin, dhe përfundimisht në të gjitha udhëtimet e tyre. / Travel
E-Diaspora
-
“Kërcimi i Tropojës”, zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO Lajm i jashtëzakonshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare (Video) ...
-
Vajzat shqiptare nga Haraçina “sundojnë” Belgjikën
-
Gashi: Diaspora – një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
-
Presidenti Bajram Begaj vizitoi shkollën shqipe në Bolonjë, përgëzon shqiptarët për ruajtjen e identitetit
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim”
Jeta në Zvicër
-
Sasia e borës që bie në Alpe është ulur me një të tretën në një shekull Reshjet e borës në Alpe ranë në mënyrë dramatike midis viteve 1920 dhe 2020, sipas një...
-
Uji i rubinetit nuk është plotësisht transparent në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Qyteti i Cyrihut përballet me kosto shtesë milionëshe
-
Ushtria zvicerane merr 500 milionë CHF financim shtesë
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra