Lajme
Pasaporta më e fuqishme për vitin 2023, Japonia bie nga top lista
Për pesë vite rresht, Japonia është renditur në vendin e parë në Indeksin e Pasaportave Henley, i cili mat lirinë globale të udhëtimit për sa i përket aksesit pa viza.
Mirëpo, në verën e vitit 2023, Japonia ka humbur vendin e parë dhe është renditur i treti, e ndërsa tashmë në krye qëndron Singapori. Qytetarët nga Singapori janë në gjendje të vizitojnë 193 destinacione nga 227 në të gjithë botën pa viza.
E ndërsa pasaporta më e keqe për t’u mbajtur është ajo e Afganistanit.
Pasaportat më të mira për të mbajtur në vitin 2023
1. Singapor (192 destinacione)
2. Gjermani, Itali, Spanjë (190 destinacione)
3. Austria, Finlanda, Franca, Japonia, Luksemburgu, Koreja e Jugut, Suedia (189)
4. Danimarkë, Irlandë, Holandë, MB (188 destinacione)
5. Belgjika, Republika Çeke, Malta, Zelanda e Re, Norvegjia, Portugalia, Zvicra (187 destinacione)
6. Australi, Hungari, Poloni (186 destinacione)
7. Kanada, Greqi (185 destinacione)
8. Lituani, Shtetet e Bashkuara (184 destinacione)
9. Letonia, Sllovakia, Sllovenia (183 destinacione)
10. Estonia, Islanda (182 destinacione)
Pasaportat më të këqija për të mbajtur
101. Siri (30 destinacione)
102. Irak (29 destinacione)
103. Afganistan (27 destinacione)
E-Diaspora
-
Festat e nëntorit shënohet edhe në Gjermani me këngë e valle shqipe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Mynih njofton për festimet e shumta që po organizohen nga...
-
Berlin: Prezantohet librit „Kosova në 100 fotografi”
-
Ndahet nga jeta veprimtari shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme Kantoni i Valais ndalon cigaret elektronike të njëpërdorshme për arsye të rinisë dhe mbrojtjes së mjedisit....
-
Një pjesë e ujit të Biel-it i ndotur nga bakteret fekale
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së