Muzikë
Jepet leja për Alba Festivalin, përfundimisht mund të mbahet në shtator
Qyteti i Cyrihut ka miratuar mbajtjen e Festivalin Alba të këtij viti në Hardturm. Organizatorët po shqyrtojnë mundësinë e zbatimit afatshkurtër
Festivali Alba, pas shumë zvarritjeve dhe dyshimeve, mund të zhvillohet në shtator. Autoritetet e qytetit të Cyrihut kanë njoftuar të hënën se do t’u japë organizatorëve lejen, transmeton albinfo.ch. Në këtë kontekst, dy data zbatimi janë në dispozicion: fundjava e 9/10 shtator dhe ajo e datës 23/24 shtator.
Organizatorët e Festivalit Alba kishin preferuar më shumë një termin në gjysmën e parë të shtatorit. Por, duke qenë se të dielën, më 17 shtator, është festa e lutjeve, fundjava e 16/17 shtatorit nuk do të ofrohet, thuhet në njoftim, shkruajnë mediat zvicerane. Kjo pasi, sipas ligjit kantonal, gjatë kësaj feste nuk mund të mbahet një festival i kësaj natyre argëtimi.
Organizatori ka tentuar të marrë leje për fundjavën e dytë të shtatorit. Por duke qenë se në fundjavën 9/10 shtator në Cyrih mbahen dy ngjarje të tjera madhore (Knabbeschiessen dhe Energy Air), policia e qytetit fillimisht ka propozuar vetëm fundjavën e datës 23/24 të shtatorit, thuhet më tej në deklaratë.
Megjithatë, me lajmin më të ri lejohet edhe mundësia e mbajtjes së Alba Festivalit më 9/10 shtator, transmeton albinfo.ch. Organizatorët thonë se janë “të habitur dhe të lumtur” kur mësojnë se dëshira e tyre parësore tashmë është e mundur të realizohet.
“Tani do të shikojmë nëse mund të krijojmë një program me cilësi të lartë brenda kësaj kohe shumë, shumë të shkurtër përgatitore”. Gjithashtu është ende e paqartë nëse furnizuesit janë të disponueshëm në këtë moment kohor dhe nëse mund të gjenden sponsorë të mjaftueshëm në afat të shkurtër.
Qendra e përkohshme e azilit ishte planifikuar të ndërtohej në djerrinën afër stadiumit Hardturm, ku zakonisht zhvillohet Festivali Alba. Vendimi për të shtyrë fillimin e ndërtimit të qendrës së azilit në fjalë në djerrinën Hardturm për një datë të mëvonshme nuk ishte ende zyrtar, thuhej në fund të qershorit. Prandaj, kërkesa e organizatorëve nuk mundi të miratohej një muaj më parë.
Që nga java e kaluar, megjithatë, është bërë e qartë se qyteti ka marrë kundërshtime për qendrën e përmendur transitore, përcjell albinfo.ch. Kjo është arsyeja pse projekti do të vonohet, sipas Departamentit të Financave të Cyrihut.
Përveç kësaj, gjatë planifikimit të Festivalit Alba, autonomistët e majtë (një grup anarikist) kishin pushtuar djerrinën që në muajin shkurt. Qyteti ka marrë kritika nga politikanët e djathtë për tolerimin e këtij “pushtimi”.
Ata, sikurse edhe gazetat e këtushme kanë folur për një sjellje diskriminuese dhe joparimore të autoriteteve të qytetit kundrejt një komuniteti të madh çfarë është komuniteti shqiptar në Cyrih dhe në Zvicër.
Sipas raportimeve të mediave, organizatorët kohët e fundit janë ndier të bllokuar nga qyteti. Nëse një datë nuk do të caktohej së shpejti, ngjarja do të duhet të anulohej. Ata i kishin kërkuar qytetit herët një termin të festivalit për muajin qershor ose korrik.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha