Lajme
Vendi ku paralajmërohen temperatura deri në 54 gradë Celsius
Disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të shohin temperatura rekord, me paralajmërime për nivele “të rrezikshme” të nxehtësisë në javën e ardhshme në gjithë jugperëndimin.
Gati një e treta e amerikanëve – rreth 113 milionë njerëz – janë aktualisht nën alarm, nga Florida në Kaliforni dhe deri në shtetin e Uashingtonit, transmeton cnn, përcjell albinfo.ch.
Shërbimi Kombëtar i Motit u ka kërkuar njerëzve të mos nënvlerësojnë rrezikun për jetën. Të shtunën, një maksimum prej 48 gradë Celsius u regjistrua në Phoenix të Arizonës. Autoambulancat kanë trajtuar të pastrehët që vuajnë nga djegiet e shkallës së tretë.
Ndërkohë, në Luginën e Vdekjes në Kaliforni, një nga vendet më të nxehta të planetit, parashikohet që të regjistrohet temperaturë deri në 54 gradë celsius, duke iu afruar asaj më të lartë të regjistruar ndonjëherë në Tokë.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje