Kosova
Rama flet pas takimit joformal të liderëve të Ballkanit, ja çfarë tha për mungesën e Kurtit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është paraqitur në një konferencë për media pas takimit informal në Tiranë me liderë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë evropianë.
Në këtë takim ku mungoi kryeministri i Kosovës Albin Kurti e pashmangshme ishte pyetja për mospjesëmarrjen e tij.
Por përgjigja e Ramës ishte shumë e shkurtë në këtë temë.
“Nuk shoh asnjë interes. Të gjithë ishin të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush nuk deshi nuk erdhi”, tha Rama.
Ai foli mes tjerash për Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, transmeton albinfo.ch.
“Nuk mund të flasim për gjëra konkrete sepse ky plan është në diskutim. Jemi shumë herët për të diskutuar sesa dhe përse një vend ose një vend tjetër do të marrë. Ajo që është e rëndësishme është që ta shikojmë rajonin si një i tërë dhe të punojmë për rajonin si një i tërë edhe pse brenda rajonit ka vende që janë përpara në procesin e integrimit”, theksoi Rama.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën