Kosova
Kurti takon kryetarin e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve nga Lugina
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në kryeministri Kryetarin e ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Nevzad Lutfiun, bashkë me Alban Alilin nga ky Këshill, i shoqëruar nga Këshilltarja Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani.
Ai fillimisht e uroi për detyrën e re. Kryeministri Kurti tha se është interesuar për bashkëpunim të afërt dhe ofroi ndihmën e tij. U shpreh i lumtur që z. Lutfiu i takon një brezi të ri në politikë, duke bartur kështu idealizmin nga një gjeneratë në tjetrën.
Z. Lutfiu falënderoi kryeministrin për mikpritjen në këtë takim dhe për urimin, teksa i dha mbështetjen e plotë kryeministrin Kurti për qëndrimet e tij.
Në takim, ata folën për shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, diskriminimin sistematik që i bëhet atyre nga Qeveria e Serbisë, sidomos në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, dhe për nevojat e të rinjve shqiptarë në këto komuna.
Kryeministri Kurti konfirmoi edhe një herë se mbështetja e Qeverisë së Kosovës për ta dhe Këshillin Kombëtar Shqiptar do të vazhdojë
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik