Integrimi
Një shqiptar i suksesshëm në sportin e mundjes tradicionale të Zvicrës
Naim Fejzajt, 28-vjeçarit me rrënjë kosovare-kroate i është dashur të dëgjojë edhe komente të pakëndshme për origjinën e tij
Festivali Kantonal i Mundjes Appenzell u zhvillua në Oberegg në fundjavë – dhe Naim Fejzaj ishte pikërisht në qendër të tij. Sapo dështoi ta fitonte kurorën, zuri vetëm vendin e shtatë, transmeton albinfo.ch. Por nuk ka kohë për pushim tani – trajnimi vazhdon për sportistin nga Wolfhaldeni, i cili qëndroi në tallash (“arena” e mundjes tradicionale) për herë të parë 16 vjet më parë.
Atmosfera familjare e një festivali mundjeje e magjeps 28-vjeçarin: “Lufta bëhet: burri kundër burrit, në baza paqësore. Së pari shtrëngoni duart e njëri tjetrit, pastaj jeni kundërshtarë. Pas luftës, ju shtrëngoni përsëri duart, fshini shpinën nga tallashi dhe në mbrëmje mund të uleni dhe të qeshni së bashku në shesh, shkruan fm1today.ch.
Naimi thotë se askund nuk është pritur aq mirë sa në “familjen” e “Schwinger”-ëve (emri i sportit). Por sidomos në fillim, prejardhja e tij në një skenë konservatore, çfarë është ajo e sportit të mundjes, shkaktonte komente raciste, përcjell albinfo.ch. “Kam dëgjuar disa herë tëthonë se çfarë po bën “ky jugo” këtu apo diçka të ngjashme.
Por më pas e kanë vënë re vetë se unë jam njëri prej tyre – vetëm quhem Fejzaj dhe jo Abderhalden apo Schläpfer”, përshkruan Fejzaj.
Nëna nga Kroacia, babai nga Kosova
Nëna e tij vjen nga Kroacia, babai i tij nga Kosova – kështu që ai nuk ka një lidhje të madhe tradicionale me mundjen zvicerane, transmeton albinfo.ch. Por gjithsesi: “Më pëlqen shumë. Në mbrëmje pas një feste, më pëlqen të vesh kostumin tradicional dhe të marr kurorën”.
Qëllimi i tij i madh është të fitojë në garat federale të vitit 2025 në Mollis. Deri tani ai ka fituar njëmbëdhjetë kurora.
Albinfo.ch ka prezantuar sportistin e suksesshëm Naim Fejzaj në një intervistë të realizuar në fillimet e tij të suksesshme në sportin e mundjes tradicionale zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë Zviceranët do të votojnë për natyralizimin e lehtësuar. Action Quatre Quarts dorëzoi 135,000 nënshkrime në Kancelarinë...
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve