Lajme
Parlamenti Evropian kërkon sanksione ndaj Dodikut
Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për sanksione kundër udhëheqësit nacionalist serb të Bosnjë-Hercegovinës (BiH), Milorad Dodik, dhe zyrtarëve të tjerë të rangut të lartë të Republika Srpska (RS), një ent politik në BiH me shumicë serbe, për veprimet separatiste në vend.
Raporti për BiH, i miratuar me 530 vota pro, 68 kundër dhe 33 abstenime, denoncon retorikën nxitëse të përsëritur dhe ligjet dhe politikat separatiste të udhëheqjes së RS-së, transmeton ansa përcjell albinfo.ch.
“Më shumë se 25 vjet pas përfundimit të luftës, BiH mbetet thellësisht e ndarë, me përçarjet e nxitura nga elitat politike dhe përpjekjet secesioniste të RS-së”, paralajmëruan deputetët.
“Veprime të tilla po destabilizojnë BiH-në, duke kundërshtuar perspektivën e saj në BE dhe duke rrezikuar aksesin në fondet evropiane”, thuhet në raport.
Së fundi, eurodeputetët i kanë kërkuar BiH-së të forcojë përgatitjen e saj për negociatat e pranimit në BE, duke kapur vrullin politik pas njohjes së statusit të vendit kandidat, dhjetorin e kaluar.
E-Diaspora
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish Teksa kryeministri Edi Rama mbajti fjalim para shqiptarëve në Londër, në ambientet e tjera të objektit...
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje