Shqipëria

Mustafa Nano zyrtarisht emërohet ambasador në Zvicër

Mustafa Nano merr “bekimin” si ambasador në Zvicër

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pranuar të gjitha propozimet e qeverisë Rama për të liruar dhe emëruar disa diplomatë shqiptarë dhe për t’i zëvendësuar ata me ish-deputetë të Partisë Socialiste.

Bajram Begaj ka firmosur lirimin nga detyra të ambasadorit të deritashëm, Ilir Gjoni, duke e emëruar në vend të tij analistin Mustafa Nano, i cili do të shërbejë në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

Mustafa Nano: Do doja të ishte një moment i veçantë në jetën time. Shpresoj që puna të jetë interesante. Në Zvicër ka një rreth të madh shqiptarësh. Do të mbaj fokus të veçantë te detyra ime.

Unë kam vendosur të jem më aktiv se ambasadorët e tjerë në botë. Unë do doja të isha më aktiv. Do doja që roli i ambasadorit të ishte më i madh. Do kuroj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Zvicrës.