Lajme

Reagon shefi i NATO-s pas qëndrimit të Turqisë ndaj Suedisë

Suedia ka përmbushur kushtet e Turqisë për t’u anëtarësuar në NATO, tha sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stotlenberg, pas kërkesave të reja të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, për hyrjen në BE.

Duke theksuar punën e Suedisë kundër terrorizmit, heqjen e kufizimeve të eksportit të armëve dhe përmbushjen e kërkesave të Ankarasë për ekstradim, Stoltenberg i kujtoi Turqisë interesat e tjera të sigurisë të aleancës.

“NATO duhet të adresojë shqetësimet legjitime të sigurisë së aleatëve që duan ta shohin Suedinë si anëtare të aleancës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Stoltenberg, transmeton dpa, përcjell albinfo.ch.

“Është ende e mundur që të kemi një vendim pozitiv për anëtarësimin e Suedisë”, tha Stoltenberg përpara një takimi të planifikuar midis Erdoganit dhe kryeministrit suedez, Ulf Kristersson, në Vilnius.